Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

PROFIL/ Përparim Spahiu, sfidanti për kreun e LSI-së: i vetmi në parti që s’është emëruar nga Ilir Meta

by te Sheshi
20/09/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
PROFIL/ Përparim Spahiu, sfidanti për kreun e LSI-së: i vetmi në parti që s’është emëruar nga Ilir Meta

Për shumë vetë mund të bëjë çudi se si mund të ndodhë në partinë e Ilir Metës të bësh karrierë vetë, pa kaluar nga filtri dhe prova spartane e kryetarit.

Por Përparim Spahiu, realisht është një independent jo vetëm në politikë, por edhe në LSI-në, ku për 3 vjet e ka treguar duke mbajtur profilin e tij autonom megjithëse me marrëveshje të qartë me Metën.

I dalë deputet në Bulqizë, një zonë periferike, Spahiu u bë protagonist në politikë në disa çështje duke mbajtur qëndrime edhe jashtë linjës zyrtare të partisë së tij.

Edhe pse numri dy i grupit parlamentar të LSI-së, Përparim Spahiu, rrallë apo asnjëherë ka dalë nga selia duke e identifikuar veten si partiak-apartatçik, që në fakt nuk është.

Më 6 nëntor, Spahiu ka shumë e shumë gjasa që të mos fitojë përballë kreut të Kuvendit, por ka gjithashtu shumë e shumë gjasa të bëhet numri dy i Lëvizjes Socialiste për Integrim, me një qëndrim të padiktuar nga “kryetari i madh”.

Rimi, siç e thërrasin njerëzit e afërt të tij, ka hyrë në politikë si pasojë e një marrëveshjeje dhe jo në mënyrën klasike siç ndodh në LSI ku përgjithësisht karrierat dhurohen nga Ilir Meta.

Kryetari i LSI-së, e ka pasur Dibrën një “telash” që pas rezultatit jo shumë të mirë të Monika Kryemadhit në zgjedhjet e vitit 2005, e cila është nga ajo trevë dhe ka qenë shumë e lidhur.

LSI-ja në Dibër u themelua në 2004-n duke marrë kreun e bashkisë, Bajram Krashin dhe më pas arriti në një kolaps që nuk po rikuperohej.

Ylli Manjani, i sapo larguar nga PS-ja në LSI, i propozon Ilir Metës një djalë me të cilin rrinte shpesh në Tiranë me miqësi të përbashkëta, e që kishte edhe lidhje familjare.

Ai ishte Përparim Spahiu, një bankier me karrierë brilante në Tiranë, si një nga drejtuesit e Bankës Amerikane.

Përfaqësues i një nga familjeve më qytetare të Bulqizës, me reputacion tejet pozitiv në të gjithë komponentët e saj, Përparim Spahiu ishte për Ilir Metën “asi” që i kishte munguar prej kohësh.

Si në kohën e komunzimit ashtu edhe në këto 25 vjet, familja e Rimit ka punuar në Bulqizë duke kultivuar qytetari e respekt.

Lokali i familjes Spahiu është emblema e qytetit të vogël të Bulqizës, por me një histori të pasur e interesante.

Ndërkaq, Rimi në Tiranë pasi mbaroi Ekonomikun ku ka qenë paralel me Ilir Metën si student, ngriti shkallët e karrierës në institucionet financiare ndërkombëtare.

Me të gjithë këtë background, Spahiu ishte një “xhevahir” që Ilir Meta nuk e la të ikte: i plotësonte të gjitha cilësitë për një deputet të mundshëm.

Zgjedhja si deputet i Bulqizës për Rimin në vitin 2013 ishte si një shëtitje.

Spahiu jo vetëm mori votat për vete që ta zgjedhin deputet në Bulqizë, por arriti të korrë mbështetje edhe në Dibrën e epërme dhe në Mat, duke iu afruar deputetit të dytë për LSI-në.

Dy vjet më pas, në 2015-ën, Përparim Spahiu i dha Ilir Metës fitoren më të bindshme për kryetar bashkie, gjë që LSI e arriti me vështirësi edhe në zona si Gjirokastra e Berati që ishin tradicionalisht të majta.

Spahiu ka qenë kontestuesi i parë i Shukri Xhelilit të Peshkopisë, dhe për të cilin u hodhën akuza se ka përgatitur kurthin për kryetarin famëkeq të shkarkuar të Dibrës, pas një videoskandali seksual.

Nuk ka qenë i afeksionuar asnjëherë nga “Rilindja” e Edi Ramës dhe këtë e ka thënë publikisht, madje edhe në Kuvend kur akuzonte qeverinë për mosmbajtjen e premtimit të Rrugës së Arbrit.

Së fundi u bë protagonist kur kundërshtoi ambasadorët për vettingun, por në finale votoi reformën.

Meta e “ngriu” dhe më pas e ktheu në grupin parlamentar pas deklaratës së rrezikshme.

Sot Përparim Spahiu ka vendosur të kandidojë për kreun e LSI-së, duke garuar me themeluesin e kësaj force që nuk është parti e mirëfilltë.

Natyrisht që ai si financier e ka llogaritur mirë që probabiliteti për të fituar është shumë i vogël, por më i vogël është gjithashtu koefiçenti që e bën Rimin realisht numrin dy të LSI-së duke lënë në hije jo vetëm profesor Shezaiun, por edhe “ujqit e vjetër”, Petrit Vasilin, Luan Ramën dhe Edmond Haxhinaston.

E më e rëndësishmja, duket se Përparim Spahiu do të përbëjë armën e Ilir Metës për të ndalur revanshin e Edi Ramës në Dibër, pikërisht në zgjedhjet e 2017-ës, për të cilë kreu i LSI-së ka kohë që punon, por që në garën e fundit thjesht nxori dy palët në “pritë” për t’i llogaritur forcat më me kujdes. /tesheshi.com/

Related Posts

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça
Politikë

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Next Post
Ministri Skënder Hyseni braktis një konferëncë ndërkombëtare, shkak de nominimi për Kosovën

Ministri Skënder Hyseni braktis një konferëncë ndërkombëtare, shkak de nominimi për Kosovën

Një renditje dhe kategorizim i eksperiencave të “rikthimit pas vdekjes”

Një renditje dhe kategorizim i eksperiencave të “rikthimit pas vdekjes”

Bosnja sërish fitili i Ballkanit: Vuçiç në SHBA, Putin thërret Dodik të Republika Srbska në Moskë

Bosnja sërish fitili i Ballkanit: Vuçiç në SHBA, Putin thërret Dodik të Republika Srbska në Moskë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni