Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

PROFIL: Oliveri, karateisti që mbajti “çelësat” e Ibrit për 15 vjet dhe që kërcënoi Beogradin se do “hapë gojën” për Mitrovicën

by te Sheshi
16/01/2018
in Bota & Rajoni, Kryesore, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
PROFIL: Oliveri, karateisti që mbajti “çelësat” e Ibrit për 15 vjet dhe që kërcënoi Beogradin se do “hapë gojën” për Mitrovicën

Vrasja e sotme e një nga politikanëve më të fuqishëm serb të Kosovës, Oliver Ivanoviç, nuk ishte gjë tjetër veçse një kronikë e një krimi të paralajmëruar.

Në korrik, 65-vjeçarit të lindur në Deçan ju dogj makina, si paralajmërim i fortë se koha e tij kishte përfunduar, ndaj duhej të “hapte krahun”.

Po kush ishte Ivanoviç, njeriu që me ardhjen e Aleksandër Vuçiçit e humbi fuqinë e tij si “Lordi” i Mitrovicës dhe u kthye në një nga kundërshtarët më të mëdhenj të Beogradit zyrtar?

I lindur  në Rzniç, një fshat afër Deçanit, Oliver Ivanoviç u kthye në strumbullarin e zhvillimeve në veriun e Kosovës, e posaçërisht në Mitrovicën matanë Ibrit.

Politikani që u diplomua për ekonomi dhe studio për inxhinieri mekanike, i cili iu shmang ushtrisë duke paraqitur një kartelë si “i çmendur”, u stërvit në karate dhe mori liçencën ndërkombëtare si gjyqtar karateje.

Ivanoviç pas vitit 1999 ishte njeriu që vendoste gjithçka në Mitrovicën e veriut. Ai krijoi “Rojet e Urës”, ai merrte paratë në Beograd për të financuar struturat paralele, dhe askush nuk mund ta kalonte Ibrin pa lejen e posaçme të firmosur nga “i forti i Mitrovicës”.

Madje edhe gazetarët shqiptarë që shkonin për reportazh apo ndodnjë stand up në Mitrovicë, telefononin Oliverin, i cili fliste shqip shkëlqyeshëm për të kaluar matanë.

Dhe Ivanoviç, si një politikan lokal i shkathët nuk i thoshte asnjëherë “jo”, ama askush nuk mund të kalonte urën pa “izmën” e tij.

Beogradi zyrtar, në kohën që qeversite partia e Tadiçit dhe ajo e Koshtunicës, e gradoi njeriun që u dënua për krime lufte me pushtet të madh, sa në vitin 2008 e emëroi si Sekretar i Shtetit për Kosovën në qeverinë e Serbisë.

Përveç pushtetit politik, Ivanoviç kishte fuqinë e madhe të lejimit të kamionëve që mbartnin mallra nga Kosova apo për në Kosovë. Në kohën e mungesës së doganave, Ivanoviç ishte edhe “kryedoganieri” që i paguhej haraçi nga çdo tregtar.

Por me ardhjen e Vuçiçit në qeveri, Ivanoviç u mënjanua, pasi Partia Progresiste përkrahu Lista Srbska-n e Zveçanit dhe Leposaviçit.

Prej 4 vitesh Mitrovica e Veriut përjetoi një luftë të madhe pushteti ndërmjet grupimeve rivale. Më shumë se çështje politike, ishte një kontroll të pushtetit ekonomik.

Oliver Ivanoviç ishte njeriu që dinte gjithçka sesi ndodhi që Mitrovica e Veriut mbeti jashtë Kosovës, ai drejtonte operacionet për ta mbajtur pjesën veriore në guerrilje dhe qeverisi gjithçka pas luftës, duke krijuar një “republikë autonome” të mbushur me trafiqe, kontrabandë dhe influencë politike.

Kohët e fundit, Ivanoviç, sidomos pas djegies së makinës që i ndodhi në korrik, nisi të flasë ashpër dhe të kërcënojë se ai “di shumë gjëra dhe do të tregojë aferat e politikanëve serbë”.

Shkurt, Oliveri, siç lishte bëtë deri tani, përdori armën që e njohte mirë, shantazhin. Por duket se kësaj radhe nuk piu ujë, ai kishte shkelur aq shumë “vijat e kuqe” sa e zhdukën.

Kush e vrau njeriun më të fuqishëm të Mitrovicës? Mediat serbe nuk kanë dhënë ende ndonjë detaj, dhe sipas gjasave e vërteta nuk do të dalë kurrë. Pasi Ivanoviç, ishte njeriu që bëri marrëveshje për vite e vite me nëntokën e shtetit serb, shërbimet sekrete dhe kanalet e fëlliqta të kontrabandës, madje edhe të influencave gjeopolitike.

Njerëz të kërkuar edhe për terrorizëm ndërkombëtar janë fshehur në Mitrovicën e veriut, nën bekimin e shërbimit sekret serb, i cili ka aty qendrën e tij më të madhe operative.

Ai u dënua para një viti për krime lufte nga Gjykata e Eulexit në Mitrovicë, por Apeli i Prishtinës e anulloi vendimin, duke kërkuar hapjen e hetimeve dhe gjyq të ri.

Pikërisht pas anulimit të dënimit, aventurieri që fliste katër gjuhë nisi shantazhin ndaj të mëdhenjve në Beograd. Por duket se kërkoi më shumë se ç’duhet…/tesheshi.com/   

Related Posts

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri
Politikë

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent
Sociale & Shoqëri

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?
Diplomaci

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

09/07/2025
Next Post
U hodh nga ndërtesa që po digjej, zjarrfikësi hero kap në fluturim fëmijën

Nga David Von Drehle*: Recesioni Trump po vjen

Vrasja e Ivanoviçit, Beogradi përdor alibi për t’u kthyer në veriun e Kosovës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

09/07/2025
Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni