Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

PROFIL: Matteo Renzi, Edi Rama i pamundur i Italisë

by te Sheshi
06/03/2018
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
PROFIL: Matteo Renzi, Edi Rama i pamundur i Italisë

Matteo Renzi, një politikan 44-vjeçar nuk ishte rastësisht një nga miqtë politikë të Edi Ramës.

Marrëdhënia e ish-kryeministrit Italian me kryeministrin shqiptar nuk lindi thjesht si dy kryetarë bashkish, por duket se politikisht të dy janë të ngjashëm në modelin politik, ashtu dhe në lidhjet me inxhinierinë e imazhit. Siç Edi Rama, edhe Matteo Renzi nuk është një politikan tipikisht i majtë. Nuk ka qenë asnjëherë anëtar i Partisë Komuniste Italiane, si parardhësit e tij Pier Luigi Bersani, Walter Veltroni apo Massimo D’Alema.

I lindur në vitin 1975, Renzi i përket brezit të pas viteve ‘90, pra pas rrëzimit të Murit të Berlinit. E ka nisur militancën politike si drejtues i Rinisë Demokristiane të Firences kur në skenë doli Silvio Berlusconi dhe e djathta me rrënjë fashiste e Movimento Sociale.

Në vitet ‘90 Renzi ishte një nxënës i shkollës së mesme e më pas vazhdoi studimet në Universitetin e Firences, por gjithsesi u aktivizua si një drejtues i rinisë demokristiane.

Matteo Renzi iu bashkua atij grupimi politik që zbatoi “Kompromisin Historik’ të Aldo Moros, politikanit demokristian të vrarë nga Brigatat e Kuqe në mars të vitit 1978, i cili u impenjua për një koalicion mes katolikëve dhe komunistëve italianë.

Matteo Renzi iu bashkua Partisë Popullore, krahut të majtë të demokristianëve,që iu bashkuan koalicionit me demokratët e majtë të Massimo D’Alema-s. Por Renzi, edhe pse militoi herët në “ushtrinë partiake”, ai nuk ishte një militant tipik.

Një tip ambicioz që dëshironte të bëhej i famshëm shpejt, merr pjesë në Kuic-in e famshëm të Mike Buongiorno-s, La Ruota della Fortuna në Canale 5 të Berluksonit, ku fitoi 48 milionë lireta.

Në vitin 1999, martohet në moshë të re me Agnese Landini, me të cilën ka tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë.

Në vitin 2001 bëhet pjesë e Partisë Margherita të Francesco Rutellit, kandidat i qendrës së majtë për kryeministër. Por ishte viti i rikthimit të fortë të Silvio Berlusconit i cili u votua masivisht nga italianët. Koalicioni i qendrës së majtë e kandidon në vitin 2004 si kandidat për kryetar i provincës së Firences. Shkëlqen në këtë post dhe fiton popullaritet.

Pesë vjet më vonë kandidohet nga qendra e majtë si kandidat për kryetar i bashkisë së Firencës ku fiton mbi 60% të votove, duke u regjistruar si një nga personazhet më popullor të qendrës së majtë italiane.

Pikërisht në postin e kryetarit të bashkisë së Firences, Matteo Renzi nis lidhjet me qendra të fuqishme të pushtetit botëror. Ish-kryeministri britanik Tony Blair, i cili si shumë anglezë pushimet i bën në Firence, u bë një nga mentorët e kryebashkiakut simpatik e të qeshur.

Influenca e krybashkiakut të Firences rritet aq shumë sa revista amerikane Furtune e cilëson një nga tre politikanët më influentë të botës që i përkasin moshës nën 40 vjeç.

Renzi u zgjodh kryebashkiak i Firences në vitin 2009, pikërisht kur Edi Rama pësoi një nga humbjet më të rënda të tij, pasi Sali Berisha dhe Ilir Meta u bënë bashkë për ta larguar nga politika. Duket se këtë lidhje e ndihmoi edhe miku i përbashkët Tony Blair, i cili në fund të viteve ‘90 ishte një lloj këshilltari për socialdemokratët e rinj në Europë.

Në vitin 2012, Matteo Renzi shpall nismën e tij për të marrë në dorë drejtimin e Partisë Demokratike, grupimit që lindi në vitin 2008 nga bashkimi i Demokratëve të Majtë dhe Partisë Popullore.

Shpall nismën e “rotamazione”, pra shkrirjen për skrap të ngrehinës së vjetër të së majtës së Massimo D’Alema-s, por në tentativën e parë humb zgjedhjet paraprake në parti përballë Pier Luigi Bersanit.

Ky i fundit arrin të bëhet parti e parë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, por nuk arrin dot të formojë qeverinë.

Formohet një qeveri e përbashkët mes PD-së dhe Berlusconit, me kryeministër Enrico Letta, një katolik i së majtës që xhaxhanë e tij e kishte njeriun më të besuar të Silvio Berlusconit, Bersani jep dorëheqjen nga drejtimi i PD-së duke i lënë hapësirën Mattero Renzit të fitojë zgjedhjet sipas parimit “një anëtar, një votë” me 70% të mbështetjes.

Sapo vjen në krye të PD-së, Renzi i kërkon Letta-s që të bëjë mënjanë dhe merr drejtimin e qeverisë. Krijon një koalicion me një grupim që ndahet nga Berlusconi.

Në zgjedhjet e para që janë ato europiane në vitin 2014, PD-ja merr 40% të votave, duke arritur rezultatin më të lartë që një parti italiane kishte marrë në të gjithë historinë moderne të vendit apenin.

Por pas fitores, Renzi dehet dhe lë përgjysëm operacionin e çuarjes së kastës së vjetër për skrap. Shpërthejnë disa skandale në Romë e Torino, ku drejtues të bashkive akuzohen për korrupsion.

Në vend fillon një rrymë e fortë populiste nga 5 Yjet dhe Lega Nord, të cilat marrin avancën sidomos pas valës së rëndë të refugjatëve, ku Italia është viktimë.

Në vitin 2016 Renzi pëson një humbje të rëndë në zgjedhjet lokale duke humbur Romën, Torinon e disa qytete të tjera, por fiton Milanon. Kujton se është i fortë dhe merr përsipër të bëjë një reformë të madhe konstitucionale: të shkrijë Senatin dhe të bëjë parlament me një dhomë, ku përfundimisht Italia të bëhej një vend ku mund të qeverisej më lehtë. Ka kundër të gjithë kastën e partisë së tij dhe i përgjigjet me injorim dhe personalizim të drejtimit.

Thërret vendin në referendum pa u konsultuar me grupet e interesit. Këtu bën gabimin e tij të madh nga besimi i tepruar dhe hipja e vetes në qejf. Edhe pse qëllimi ndoshta ishte i mirë, ka kundër të gjithë klasën politike italiane që nuk duan t’u shkrihen privilegjet. Armiqtë e tij nga të gjitha palët: Berlusconi, D’Alema, Beppe Grillo e Salvini janë të gjithë kundër. Kujton se do t’ja dalë vetëm por humbet.

Jep dorëheqjen si kryeministër duke ja lënë vendin Paolo Gentilionit, ministrit të Jashtëm, me shpresën se do të ngrihet sërish në zgjedhjet parlamentare. Por llogaritë i kishte bërë gabim…Endrra iu pre në mes. Si thuajse të gjithë kryeministrat e Italisë nuk e bëri dot as edhe një mandat të plotë. Përveç Silvio Berlusconit, natyrisht! /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Next Post
Portreti i Adem Jasharit në 200 mijë gëzhoja, autori synon Guinnes-in

Portreti i Adem Jasharit në 200 mijë gëzhoja, autori synon Guinnes-in

Nga Ferdi KAMBERI: Elitat e shoqërisë, roli dhe përgjegjësia

Nga Ferdi KAMBERI: Elitat e shoqërisë, roli dhe përgjegjësia

Grimca paqeje PS-LSI, parlamenti miraton vetingun në polici dhe hetimin për Saimir Tahirin

Grimca paqeje PS-LSI, parlamenti miraton vetingun në polici dhe hetimin për Saimir Tahirin

TË FUNDIT

  • Të fundit
Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

05/07/2025
Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

05/07/2025
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni