Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

PROFIL/ Lefter Koka përballë Gjush Dakos, si pjesë e shkëlqimit dhe rënies së “Klanit të Zemunit”

by te Sheshi
28/01/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
PROFIL/ Lefter Koka përballë Gjush Dakos, si pjesë e shkëlqimit dhe rënies së “Klanit të Zemunit”

Deri të premten mbrëma ai nuk bzante. Ngjante si një qengj i urtë në qeveri, pa asnjë shpirt e gjuhë lësëiste. Por në pak orë, ai është kthyer në lajmëtarin e kobshëm të çarjes përfundimtare PS-LSI. Ky është Lefter Koka. Po pse pikërisht ai? Mund të ishte Manjani apo Vasili, dy skifterë të Metës sidomos për të tilla raste e rrethana?

Mësojeni nga ajo çfarë do lexoni më poshtë:

Lefter Koka ishte person i më  i përshtatshëm për Ilir Metën për të shpërndarë sulmin e mbrëmshëm ndaj Edi Ramës dhe Saimir Tahirit.

Ministri i Mjedisit dhe ish-kryebashkiaku i Durrësit është politikani që më shumë se askush tjetër ka lëvizur gurët që Edi Rama dhe Ilir Meta të bashkohen në vitin 2013.

Lefter Koka është një durrsak atipik, që nuk vjen nga proverbi “rri një javë e ha një tavë”, pra që nuk ka dalë nga elita e qytetit ndër më borgjezët e vendit, por që ka lulëzuar nga Spitalla e tmerrshme ku ka pasur selinë edhe Lul Berisha e banda e tij e Durrësit.

Lefter Koka dhe burri  i motrës së tij, Agron Duka janë të dy deputetë dhe nga njerëzit që kanë pasur më shumë influencë në qytetin bregdetar për afro 20 vjet.

Tregtarë që u futën në politikë, por që realisht, kjo mund të thuhet, jo vetëm që s’kanë vrarë e as kanë prerë, por shumë durrsakë tipikë kanë respekt për ta, pra Kokajt e Dukajt.

Edhe pse e kanë sunduar Durrësin ata nuk e rënduan dorën me njerëzit.

Teri siç  i thërrasin Lefter Kokës ka një të metë, siç dhe vëllai  i tij Nari, nuk kanë shumë shkollë; por u treguan biznesmenë të fortë dhe politikanë në kuptimin e vërtetë të fjalës.

Pas vitit 1999, Kokajt në një aleancë të hekurt me vëllezërit Duku jua hoqën monopolin skraparllinjve Hasanbelliu apo Hasani, të cilët “zaptuan” portin, ish-Pistën, sot Florida tek plazh i Hekurudhës; dhe në një aleancë me Spartak Brahon dhe Ilir Metën u bënë mbretërit e Adriatikut.

Më të butë se Hasanajt, Kokajt në fakt patën të njëtën famë.

Teri u zgjodh në vitin 2003 kryebashkiak  i Durrësit me mbështetjen e fortë të Fatos Nanos, i cili  i shtroi edhe rrugën e Urës Dajlanit në drejtim të Plepave.

Me një kundërshtim të fortë të PD-së dhe Hasanajve, pra Metës e Brahos, Lefter Koka mbijetoi për pak vota. Dhe armikun më të madh bëri Ilir Metën. Aq të madh sa nuk ia harronte lodhjen dhe harxhimin e milionave.

Megjithatë, kunati i tij, Agron Duka ishte bërë ministër e deputet në kohën e Fatos Nanos; Armando, vëllai i Gonit, President i FSHF-së që është edhe sot; kurse Nari ishte njeriu më  i famshëm  i marrëveshjeve të parave që hyjnë e dalin nga Durrësi.

Por u desh një person që do ta trondiste në zemër klanin Koka-Duka, i etiketuar nga Berisha dhe si “Klani i Zemunit”, duke iu vënë një vulë kriminale që në fakt nuk e kanë patur, nëse i referohemi asaj çka vërtet përfason realisht Klani i Zemunit.

Ishte Sokol Olldashi, i cili kishte një lidhje me Durrësin nëpërmjet njerëzve dhe të afërmëve të nënës së tij.

Gazetari që nisi betejën me monopolet e këtij qyteti,  arriti të mundë Agron Dukën në Shijak dhe pak muaj më pas, në pozitën e ministrit të Rendit arrestoi Narin, vëllain e Lefter Kokës.

Dhe nami i nxirrosur politikisht klanit Koka-Duka, ndikoi që PS të merrte në rrethin Durrës në zgjedhjet e 3 korrikut 2005 zero deputetë, e padëgjuar më parë.

Lefter Koka turfulloi dhe nuk i dilte inati. Dhe Edi Rama, si mjeshtër i mizanskenave, e pikasi Terin melodramatik dhe i kërkoi në vitin 2007 një mbështetje për një inxhinier që gatuante beton me nja dy makineri të mëdha, që në fakt nuk i kishte kush në Shqipëri. Quhej Vangjush, shkurt i thërrisnin Gjushi, ishte durrsak-ortodoks por me “rroj e me degë”.

Dhe Teri e “hëngri”. Vangjush Dako u zgjodh kryebashkiak  i qytetit, kur askush nuk ia vuri në pullë. Berisha e dinte Durrësin të fituar. Kandidat kishte një djalë të shkolluar dhe të djathtë si Armand Teliti. Durrsak tipik. Por Gjushi fitoi për një grusht vota. Në pallatin e sportit “Ramazan Njala”, më shumë bërtitën Teri dhe çunat e Spitallës që dhanë lek e mund, bashkë me kunetërit për të fituar “i vogli” i Ramës.

Por Edi Rama e mori në zyrën e tij Gjushin dhe i dha udhëzimet që të rrijë larg klanit Koka-Duka. Gjushi e zbatoi pikë për pikë. Dy vjet më pas, Lefter Koka, ndërsa përpasej tek “Vollga” me Gjushin që ishte treguar mosmirënjohës, hasi në Ilir Metën me baba Takun që po qëronin një peshk tek “Arragosta”.

Pakti u bë menjëherë dhe Teri pranoi të jetë pjesë e LSI-së.

Por ndërkohë Vangjush Dako u kishte marrë Dukajve dhe Kokajve terrenin që ata kontrollonin në Durrës; si dhe u kishte hequr mbështetjen e reputacionin në establishmentin e të fortëve, madje edhe në Spitallën ku Teri është lindur dhe rritur.

Në zgjedhjet e vittit 2011 Lefter Koka dhe Agron Duka, së bashku me vëllezërit natyrisht, luajtën nëntokaz i kundër Gjushit që e mbështetën politikisht.

Por Vangjoja ishte bërë maestro dhe marrëveshjet  i qepi përpara.

Aty iu duk se toka i ishte shembur nën këmbë Lefter Kokës. Dërgoi Narin në Tiranë që të bëjë pakt me Edi Ramën.

Ky  i fundit, në ditën më të zezë pas 21 janarit dhe humbjes së Bashkisë Tiranë i hiqet sikur nuk ka njeri, është  i vetmuar, e kanë braktisur.

Nari i premton mbështetje. Edi e pranon. Kokajt shpresonin të fitonin pikë nga lart e të zhvendosnin Vangjon.

Por ata nuk e njihnin Edin.

Ky i fundit afrohet aq shumë me ta sa pranon ftesën e Narit që të negocojë me Ilir Metën për të bërë aleancë sërish. A i ishte shkes i “ngjalave” që e përhapi në të gjithë Tiranën e Durrësin. Rama bënte si i dashur. Madje u shkoi në një ziafet me 12 balerina në dhjetorin e 2012-s që kush ka qenë dëshmitarë rrëfen se kryeministri i sotëm pinte vetëm ujë pa gaz dhe shkruante në telefon, ndërsa Agron Duka kërcente me ritmet e këngës “Nuk ka si Ter Koka”, një variant i ndryshuar i këngës së Dr.Florit dhe Ermal Mamaqit “Nuk ka si Tirona”.

Rama e mori në qeveri dhe për thuajse 3 vjet Lefter Koka ishte aq mirë me të sa u fol se do të linte LSI-në dhe bashkohej me PS-në.

Por planet ia prishi Gjushi. I cili jo vetëm që nuk u tërhoq por lokalet e para që prishi në Durrës ishin të klanit të Terit, madje të parin rrëzoi atë ku Rama festoi me LSI-në e Durrësit bashkimin në koalicion.

Lefteri e pa që Gjushi nuk ishte Gjushi por Edi Rama dhe Vangjush Dako.

Me zgjedhjen për herë të tretë, “betonieri i vogël” u kthye në “mbretin real” të vendit më fitimprurës të vendit, sa është kthyer dhe në njeriun më të fuqishëm në PS pas Edi Ramës.

Nuk ka më “Klan Zemuni”, por “Vangjush i krimit”, i cil i pa zë arriti të fitojë tre herë rresht dhe të bëhet njeriu që i garanton PS-së një triumf të pastër në një zonë ku Kokajt e Hasanajt nuk ia dhanë kurrë.

Ndaj, Lefter Koka, shpërthimin e të premtes e kishte si një britmë zemërim i për një perandori që  i iku ndër këmbë, edhe pse ai zotëron pjesë e biznese kyçe në Durrës. Duke nisur nga pista gjigande e betonit te Vollga. Atë në fakt ia dha Gjushi! /tesheshi.com/

Related Posts

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme
Analizë

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Kështu e komenton Linda Rama mandatin e katërt të të shoqit
Politikë

Kështu e komenton Linda Rama mandatin e katërt të të shoqit

17/05/2025
Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?
Bota & Rajoni

Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

17/05/2025
Next Post
Në luftë me obezitetin, ky është shteti që po nis bllokimin e pijeve me gaz e sheqet

Në luftë me obezitetin, ky është shteti që po nis bllokimin e pijeve me gaz e sheqet

Qeveria bojkoton Lefter Kokën, Dako: Nuk e marr seriozisht!

Qeveria bojkoton Lefter Kokën, Dako: Nuk e marr seriozisht!

Sa shpesh duhet t’i prisni flokët për t’i mbajtur të shëndetshëm?

Sa shpesh duhet t’i prisni flokët për t’i mbajtur të shëndetshëm?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

17/05/2025
Kështu e komenton Linda Rama mandatin e katërt të të shoqit

Kështu e komenton Linda Rama mandatin e katërt të të shoqit

17/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni