Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

PROFIL/ Kush është Sami Kurteshi, anëtari më i ri i “Vetëvendosje”-s?

by te Sheshi
26/11/2015
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
PROFIL/ Kush është Sami Kurteshi, anëtari më i ri i “Vetëvendosje”-s?
30
SHARES

Nga Blendi Gashi

Ish-Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, është anëtari më i ri i Lëvizjes Vetëvendosje. Ai sot në një konferencë për media ka thënë se aderimi i tij në këtë Lëvizje është krejt e natyrshme.

“Unë kam qenë njeri politik gjithmonë. Jo që kam qenë anëtar i Vetëvendosjes. Ndërsa arsyeja e aderimit në VV është një shtrat ku unë e gjej veten time”, ka thënë Kurteshi. Ai menjëherë ka filluar që të kritikojë pushtetin e që siç tha “po rrëshqet në diktaturë policore duke ndjekur njerëzit që mendojnë ndryshe.

Ai ka folur edhe sa i përket veprimeve si Avokat i Popullit, duke thënë se ato kanë qenë në përputhje me Kushtetutën. Ndërkaq, sa i përket veprimeve të opozitës në Kuvend, Kurteshi tha se ato janë shprehje e protestës dhe inkurajim për qytetarët.

Samiu, Ombudspersoni  i parë

Ai ka qenë Ombudspersoni i parë i zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës më 4 korrik 2009 me një mandat pesëvjeçar.

Mediat pas zgjedhjes së Kurteshit si Avokat i Popullit, shkruan se ai ishte emëruar në këtë pozitë falë afërsisë me Jakup Krasniqin i cili ishte kryetar i Kuvendit, di dhe lidhjeve familjare me njerëz të strukturave udhëheqëse të VV-së, duke e quajtur edhe si avokat të VV-së.

Samiu është djalë i axhës së Ismail Kurteshit, deputetit dhe njeriut kryesor të VV-së në Gjilan.

Përplasja e Kurteshit me Enver Hasanin dhe akuzat e bëra ndaj Jahjagës dhe ndërkombëtarëve

Gjatë kohës sa ka drejtuar këtë institucion ai është përplasur me ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, si dhe lëshoi akuza në drejtim të presidents, Atifete Jahjaga dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë në Kosovë.

Kurteshi  kërkoi nga Gjykata Kushtetuese shfuqizimin e vendimit për ligjshmërinë e zgjedhjes së tre gjyqtarëve ndërkombëtar në Kushtetuese, pasi që sipas dokumentit që kishte siguruar ai, gjatë zgjedhjes së gjyqtarëve kishte mungesë të kuorumit.

Në një konferencë për media, Kurteshi pati thënë se kjo kërkesë vjen pasi që Avokati i Popullit e ka marrë një dokument i cili garanton se në marrjen e këtij vendimi nuk ka qenë pjesëmarrës gjyqtari Robert Carolan.

Ish-Ombudspersoni Kurteshi nuk ishte ndalur me kaq. Ai më pas kishte akuzuar presidenten Atifete Jahjaga; përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar; shefin e Misionit të EULEX, Gabriel Meucci; për pengim të hetimeve siç kishte thënë që istitucioni i Avokatit të Popullit ishte duke zhvilluar, lidhur me dyshimet për shkelje ligjore dhe kushtetuese të kryera nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, lidhur me emërimin e tre gjyqtarëve ndërkombëtarë.

Kurteshi u përplas keq me zëvendësin e tij, Bogoljub Staletoviç në komisionin parlamentar për të drejtat e njeriut dhe barazi gjinore.

Akuza të rënda për diskriminim në baza etnike, gjuhësore dhe profesionale, si dhe shkelje të të drjetave të tjera të njeriut, u shkëmbyen ndërmjet tyre.

Në Kosovë funksionon vetëm ligji i të fortit, Specialja goditje e madhe

Kurteshi në një emision televiziv akuzoi institucionet shtetërore për abuzim me ligjin, pushtetin dhe shtetin. Ai deklaroi se në Kosovë funksionon vetëm ligji i të fortit.

“Në Kosovë kemi të privilegjuar. Në shumë fusha privilegjohesh pse je i pasur, privilegjohesh pse e ke shpinën e fortë, mandej po vijmë tek gjendja duke e personalizuar dhe i përgjithësuar gjërat, dhe ku askush nuk i beson sistemit gjyqësor”, kishte pohuar Kurteshi, duke shtuar se administrata shtetërore më shumë i ngjanë “kohës së gogolit”.

Kurse për themelimin e Gjykatës Speciale u shpreh se është grushti më i madh që ka marrë Kosova që prej përfundimit të luftës. Krejt kjo, sipas Avokatit të Popullit, po bëhej si pasojë e dështimit të drejtësisë në vend.

Arsimimi dhe fuksionet e Kurteshit

samiu 1

Ka diplomuar në fakultetin teknik dhe në gjuhën dhe letërsinë angleze të universitetit të Prishtinës. Kurse gjatë viteve 2000-2001, studioi shkencat politike, sociologjinë dhe të drejtën ndërkombëtare në universitetin e Cyrihut. Në vitin 2006 ai merr titullin magjistër i shkencave poltike (Magjistër i Arteve).

Për shkak të rrethanave politike në Kosovë, pas demonstratave të vitit 1981, në të cilat Kurteshi ka qenë pjesëmarrës aktiv, ai emigroi në shtete të jashtme. Pasi që u kthye, ai u arrestua për shkak të aktiviteteve të tij nga Qeveria dhe u dënu me 9 vite burg, të cilat i vuajti në burgun e Beogadit dhe Pozharevcit. Pas lirimit nga burgu në vitin 1991, ai u punësua në Këshillin për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut – KMLDNJ në Prishtinë si redaktor i publikacioneve. Ai ka qenë anëtarë i KMLDNJ-së dhe kryesues i Këshillit Qëndror të KMLDNJ-së gjatë viteve 1992-1995, derisa gjatë viteve 1995-1996 ishte sekretar i përgjithshëm i KMLDNJ-së.

Në periudhën 1992-1996 ishte pjesëmarrës i rregullt i Komisionit në Nën-komisionin për të drejtat e njeriut në Gjenevë dhe bashkë-autor i një rezolute të Komisionit për Kosovën.

Ka punuar në institucione të rëndësishme shtetërore në Zvicër, ku në periudhën prej 1997-2001 ishte bashkëpunëtor i Organizatës Zvicerane për Refugjatë (Schweizerische Flüchtlingshilfe SFH). Kontribues i televizionit shtetëror zviceran SF1. Gjatë viteve 1999-2005 ishte bashkëpunëtor dhe udhëheqës i kurseve të ndryshme profesionale për bashkëpunëtorët e Organizatës Zvicerane për të Drejtat e Njeriut dhe Refugjatë: HEKS, SAH dhe SRK.

Nga viti 2003 ishte pedagog privat në Qendrën Zvicerane për Edukim të personelit të burgjeve në Zvicër (Schweizerische Ausbildungszentrum fuer das Strafvollzugspersonal – SAZ) në Friburg.

Kurteshi është autor, bashkë-autor dhe botues i disa publikimeve, analizave dhe raporteve të ndryshme. Ai përktheu dhe botoi dy libra në gjuhë të ndryshme (gjermanisht-shqip dhe anasjelltas).

/tesheshi.com/

Related Posts

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Fenomen i rrallë: lind majmuni me gëzof portokalli (foto)

Fenomen i rrallë: lind majmuni me gëzof portokalli (foto)

Mark Frroku në udhëkryq: të gjykohet në Shqipëri apo në Belgjikë?

Jep dorëheqjen, letra prekëse e Mark Frrokut: rrjedh nga një familje me tradita nga Kqira e Pukës!

Sëmundjet të cilat kurohen me hudhër

Sëmundjet të cilat kurohen me hudhër

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni