Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

PROFIL/ Gani Koci, kreu i ri i Drejtësisë në Kosovë: ish-lider i demonstratave të ‘81-shit që nuk e honeps Vetëvendosjen

by te Sheshi
25/05/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
PROFIL/ Gani Koci, kreu i ri i Drejtësisë në Kosovë: ish-lider i demonstratave të ‘81-shit që nuk e honeps Vetëvendosjen

Nga Blendi Gashi

Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur për emrat e rinj që do t’i bashkohen kabinetit të kryeministrit Isa Mustafa.

Një prej tyre është edhe ish-udhëheqësi i demonstrative të ‘81-shit, Gani Koci, aktualisht zv.ministër i Zhvillimit Ekonomik.

Koçi, brenda pak ditësh pritet të ulet në karrigen që për disa vite e mbajti bashkëpartiaku i tij, Hajredin Kuçi. Pra, politikani nga fshati Polac i komunës së Skënderajt pritet të marrë drejtimin e një prej ministrive më të vështira, pra asaj të Drejtësisë, gjë që e ka konfirmuar edhe personalisht.

“Mua me vendim të kryesisë më është ofruar posti i ministrit të Drejtësisë. Organi kryesor i partisë ka vendosur unanimisht dhe nuk ka tjetër emër që lakohet rreth këtij pozicioni. Pas shumë diskutimeve e kam pranuar këtë post”, ka deklaruar ai.

Për Kocin është hera e parë që emërohet ministër, dhe padyshim kjo pozitë do të jetë më e larta për të në karrierën e tij politike.

Ministri në ikje, Hajredin Kuçi jo pak është fajësuar për dështim në drejtimin Ministrisë së Drejtësisë, duke iu faturuar dështimi në luftën ndaj krimit e korrupsionit, e dëbësinë e shfaqur në sistemin gjyqësor e prokurorial.

Por shtrohet pyetja se sa mund të bëjë Koci në reformimin e sistemit të drejtësisë që sigurisht se do ta ketë tejet të vështirë, për të mos thënë të pamundur?! Pritet të shihet se ç’frymë do mund të instalojë ai tek drejtësia “e shqiptarizuar” kosovare

Nga ana tjetër, Koci është një prej zyrtarëve të PDK-së që kohëve të fundit është bërë dhe pjesë e debateve të ndryshme të politikës ditore ku ka hedhur akuza ndaj disa ish-udhëheqësve të luftës, kuptohet ndaj atyre që nuk janë krah i PDK-së por kundërshtar të kësaj partie.

Gani Koci ka goditur kryesisht liderët e partive opozitare.

Dikur, bashkëpartiakun e tij Fatmir Limaj, aktualisht kryetar i partisë NISMA për Kosovën, e ka quajtur “turp të politikës dhe demokracisë kosovare”.

Ndërkaq, për Ramush Haradinajn ka thënë se “ky njeri ka të ‘shkelur’ se nuk i zgjedh vendet! Ose i ka shkri plumb dikush për ‘sehire’… Veç Burdushi nëse mund e shpëton.. Po na dhimbset!”

Kurse për partinë më të madhe opozitare, Lëvizjen Vetëvendosje ka thënë se “ka lindur në rrugë dhe do të përfudojë në rrugë!”

Padyshim se të gjitha këto kacafytje me opozitën, Kocin e bëjnë një ministër të padëshiruar për partitë opozitare, përfaqësues të të cilave kanë reguar menjëherë nëgativisht pas përmendjes së emrit të tij për ministër të Drejtësisë.

Deputeti i partisë NISMA për Kosovën, Zafir Berisha ka komentuar i pari propozimin e PDK-së që në vend të Kuçit të emërohet Koci.

“Imagjinoni ne këtë qeveri antikushtetuese, tash edhe Gani Koci është ministër. A durohet kjo?”, ka shkruar Berisha.

Por kush është Gani Koci?

ganiuuu

Është njëri prej udhëheqësve të lëvizjes studentore, që erdhën deri tek demonstratat e vitit 1981. Po në këtë vit, është burgosur dhe është dënuar me burgim prej 15 vitesh si njëri prej organizatorëve të atyre demostratave. Deri në vitin 1991 ka qëndruar në burgjet serbe si në Beograd, në Nish dhe në Prokuple. Pas lirimit nga burgu, ka vazhduar aktivitetin e tij politik dhe organizativ në fusha dhe drejtime të ndryshme.

Në zgjedhjet e viti 1992 është zgjedhur deputet në parlamentin e Kosovës. Nga viti 1994 deri në vitin 1998 ka qenë anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Nga viti 1996 pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (njëri prej bashkëpunëtorëve të afërt të Komandantit Adem Jashari).

Gjatë luftës ka qenë zëvendëskomandant i Brigadës 114 dhe shef për informim i Zonës Operative të Drenicës.

Postet që Koci i mbajti pasluftës

Pas mbarimit te luftës, është njëri nga anëtarët e grupit nismëtar të themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës. Që nga themelimi ka qenë në strukturat më të larta udhëheqëse të partisë, aktualisht eshtë anëtar i Këshillit Ddrejtues dhe i Kryesisë së partisë.

Gjatë vitit 2000-2001 ka mbajtur postin e kryetarit të Shoqatës së veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë viteve 2000-2001 ka qenë anëtar komisionit të OSBE-së për përpilimin e kornizës ligjore të zgjedhjeve në Kosovës.

Nga vitit 2001 deri në vitin 2011 deputet në kuvendin e Kosovës, që përfshijnë tri legjislatura. Gjatë kësaj periudhe në vazhdimësi ka qenë anëtar i komisionit parlamentar për buxhet dhe financa, ndërsa në vitet 2007-2011 kryetar i këtij komisioni funksional të Kuvendit të Kosovës.

Gjatë viteve 2005-2007 ka qenë anëtar i bordit mbikëqyrës të Agjencisë Antikorrupsion.

Nga viti 2011 është zëvendësministër i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, post të cilin e mban aktualisht. Është pjesëmarrës në një varg seminaresh dhe konferencash të ndryshme shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare me tema nga fusha e drejtësisë.

Pjesëmarrës i dy konferencave ndërkombëtare për vetqeverisjen lokale , të mbajtura në Prishtinë më 2011 dhe 2012.

Aktualisht është edhe ligjërues në Kolegjin “Biznesi” në drejtimin e shkencave juridike. /tesheshi.com/

Related Posts

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?
Politikë

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Next Post
Ministri turk i porsazgjedhur: BE-ja nuk është alternativa e vetme për vendin

Ministri turk i porsazgjedhur: BE-ja nuk është alternativa e vetme për vendin

Një vizatim plotë humor por edhe realist i fëmijës së vogël

Një vizatim plotë humor por edhe realist i fëmijës së vogël

Autoritetet rajonale zviceriane: nxënësit muslimanë nuk përjashtohen nga shtrëngimi i duarve

Autoritetet rajonale zviceriane: nxënësit muslimanë nuk përjashtohen nga shtrëngimi i duarve

TË FUNDIT

  • Të fundit
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

05/07/2025
Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni