Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

PROFIL/ Besnik Osmani: ja kush është “roja” i sapozgjedhur financave publike të Kosovës, “shoku” i Bujar Leskajt në Shqipëri

by te Sheshi
30/03/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
PROFIL/ Besnik Osmani: ja kush është “roja” i sapozgjedhur financave publike të Kosovës, “shoku” i Bujar Leskajt në Shqipëri
36
SHARES

Nga Blendi Gashi

Kuvendi i Kosovës me shumicë votash emëroi Besnik Osmanin, auditor të Përgjithshëm të Kosovës, një post që në Shqipëri është ekuivalent me atë të kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit

76 deputetë votuan për, dy të tjerë abstenuan dhe tri ligjvënës voutan kundër Osmanit.

Osmani është propozuar për Auditor të Përgjithshëm nga presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, dhe mandati i tij është pesëvjeçar.

Zyrtari i parë nga institucionet e vendit që foli për zgjedhjen e Auditorit është ministri i Financave, Avdullah Hoti, i cili përgëzoi deputetët për besimin që ia dhanë Osmanit.

Ministri Hoti tha se ky institucion i rëndësishëm për mbikëqyrjen e ligjshmërisë së financave publike ka mbetur për një kohë të gjatë me ushtrues detyre, me Artan Venharin, për të cilin tha se edhe si ushtrues detyre ka bërë një punë shumë të mirë në menaxhimin e zyrës së Auditorit të Përgjithshëm.

Po kush është Besnik Osmani?

Auditori tashmë i ri i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani u lind më 25 shkurt të vitit 1970, në Sllatinë të Fushë-Kosovës.

Është njeri i afërt me partinë e dytë më të madhe aktualisht në vend, Lidhjen Demokratike të Kosovës, për çka edhe mund të jetë gëzuar ministri Hoti, pasi u rehatua në një pozitë të lartë shtetërore një njeri i partisë së tij.

Osmani, karrierën profesionale e filloi si mësimdhënës në një shkollë të Mesme Ekonomike.

Në jetën publike u inkuadrua që në vitet ’90-ta, kur si student i Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, u angazhua aktivisht në lëvizjen gjithëpopullore për lirinë dhe çlirimin e Kosovës. Këtë aktivitet për 10 vjet e realizoj përmes rolit aktiv si Nënkryetar i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në vitin 1999, ai menjëherë është kyçur në jetën institucionale dhe aktivisht ka marrë pjesë në shumë procese të shtetformimit të Kosovës.

Që nga viti 1999, filloi punën në Thesarin e Kosovës (Autoritetin Qendror Fiskal) më pastaj, pas themelimit të Ministrisë së Financave, fillimisht u zgjodh Drejtor i Departamentit të Administratës Qendrore, derisa në vitin 2004 zgjidhet Drejtor i Departamentit për Bashkëpunim Ekonomik Ndërkombëtar.

Në korrik të vitit 2005, Besnik Osmani u emërua ushtrues i detyrës së Sekretarit të Përhershëm në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, dhe nga viti 2006 në mënyrë konsekutive për katër mandate ushtroi detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në këtë Ministri.

Gjatë këtyre viteve, Osmani ka pasur një rol aktiv në ndërtimin e institucioneve të Kosovës duke pasur pozita udhëheqëse dhe koordinuese gjatë shumë proceseve institucionale. Fillimisht u angazhua në plotësimin e standardeve ndërkombëtare, para statusit për Kosovën, duke koordinuar procesin sa i përket Komunave në raport me qeverinë qendrore dhe aktorët ndërkombëtar.

Gjatë procesit të bisedimeve në Vjenë dhe reformën e pushtetit lokal, Osmani është angazhuar të përkthejë normat e pakos së Ahtisarit në norma juridike dhe ligjore për Kosovën duke kompletuar në këtë mënyrë infrastrukturën ligjore për vetëqeverisje lokale dhe më pastaj në koordinimin e aktiviteteve për implementimin e saj e cila është vënë në zbatim menjëherë pas Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Në vitin 2009, u emërua Koordinator Nacional i Bashkëpunimit Ndërkufitar të Kosovës me vendet fqinje derisa nga viti 2012 është anëtar i delegacionit  për implementimin e Marrëveshjes së Parë të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Po ashtu, për një mandat ka qenë Anëtar i Bordit të Ndërmarrjes Publike “Ibër –Lepenc”, periudhë kjo e karakterizuar me transformimin e kësaj ndërmarrje në një ndërmarrje të orientuar në treg dhe me bilancin më të mirë financiar në historinë e saj të re.

Gjatë angazhimit në veprimtarinë administrative të institucioneve të Kosovës, vazhdon të luaj rol të rëndësishëm në agjendën e integrimeve evropiane sidomos në fushën e ri-integrimit të personave të riatdhesuar dhe reformën e administratës publike.

Avancimi profesional i Osmanit

Përveç angazhimit në jetën publike, Osmani u angazhua edhe në avancimin profesional dhe si bursist i USAID-it, në vitin 2011 në Institutin për Teknologji në Rochester – SHBA, përfundon studimet Master për Administratë Publike dhe Politika Publike ku mori titullin Master i shkencave dhe mbrojti temën “Reforma Zgjedhore në Kosovë”.

Në Kolegjin ABACUS të Oksfordit (Angli) në vitin 2004 ka përfunduar programin e gjuhëve të huaja derisa në vitin 2006, në Vjenë është certifikuar Trajner Ndërkombëtar për Administratë Publike.

Në mars 2006, në Strasburg, përfundoi Shkollën Politike të Këshillit të Evropës, derisa ka ndjekur një varg të trajnimeve në qendra të njohura ndërkombëtare si: Akademia e Administratës Publike në Berlin, instituti për Administratë Publike në Athinë, Akademia Ndërkombëtare e Prokurimit Publik në Kopenhagë, Qendrën Ndërkombëtare për Financa në Lubjanë, etj.

Besnik Osmani është i martuar me znj. Besa dhe kanë tre vajza: Stinën, Orën dhe Shegën.

/tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Deputeti Strazimiri dorëzon armën: konfirmon të paturit e një pistolete në brez

Deputeti Strazimiri dorëzon armën: konfirmon të paturit e një pistolete në brez

Qofte pa erëza e qepë por me shije që ndihet: e përsosur për në drekë

Qofte pa erëza e qepë por me shije që ndihet: e përsosur për në drekë

Në Kosovë përmbushet kushti i fundit për liberalizim të vizave: kompletohet bordi i “Gjykatës së tenderave”

Në Kosovë përmbushet kushti i fundit për liberalizim të vizave: kompletohet bordi i "Gjykatës së tenderave"

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni