Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

PROFIL: Astrit Patozi, pasardhësi i Bamir Topit në grupin e PD-së që nuk krijoi një model në politikë

by te Sheshi
04/07/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
PROFIL: Astrit Patozi, pasardhësi i Bamir Topit në grupin e PD-së që nuk krijoi një model në politikë

Astrit Patozi ka tashmë më shumë se dy javë që po ndjek një model kontestimi agresiv ndaj Lulzim Bashës, duke u shpallur hapur si alternativa e tij politike për të drejtuar dhe sipas tij ringritur Partinë Demokratike në fitore, në zgjedhjet e afërta politike që janë natyrisht votimet për pushtetin lokal që zhvillohen pas dy vjetësh.

Astrit Patozi, tashmë i përjashtuar nga listat e deputetëve të PD-së, ka një histori politike në partinë më të madhe të opozitës që daton që nga dhjetori i vitit ‘90, kur ishte pjesë e lëvizjes studentore; por që si protagonist në politikën aktive hyri përkatësisht në vitet 2005-2009 kur u zgjodh deputet i kësaj partie. Në dy-vjeçarin e mandatit të parë të qeverisjes së PD-së, Patozi ishte zëvendësi i Bamir Topit në grupin parlamentar dhe, pasi ky i fundit u zgjodh President i Republikës, arriti të bëhej kreu i grupit dhe nënkryetar i selisë blu.

Për 6 vjet, Astrit Patozi realisht ishte numri dy i Partisë Demokratike; por që nën hijen e Sali Berishës, figurë prominente e kësaj force politike, nuk arriti kurrë të marrë atributet e Bamir Topit në krye të grupit. Vetë Topi, edhe pse në dy vitet e para të qeverisjes së PD-së, 2005-2007 nuk pati role ekzekutive, ai disa herë u bë protagonist në adresimin e disa kritikave të forta ndaj problemeve në qeverisje, apo siç e quajti ndryshe, “mefshtësia e disa ministrave”.

Pra në një farë mënyrë, Topi u kthye në figurën balancuese të pushtetit të madh të Sali Berishës duke marrë në shpatullat e veta metaforën reale të alteregos së Doktorit. Kjo e ktheu natyrshëm në një figurë politike me shumë peshë dhe me ndjekës të shumtë brenda grupit parlamentar.

Si pasojë edhe e kësaj lëvizjeje, një pjesë deputetësh të PD-së arritën të lobohen rreth Topit, kur u pa se Sali Berisha mund t’ja jepte Fatos Nanos postin e Presidentit. Pra Bamir Topi vuri veton dhe arriti të faktorizohej, duke ia marrë postin e kreut të shtetit Berishës së gjithëpushtetshëm në PD. Dhe Doktori, si një politikan i zoti normalisht i dha pushtetin e madh rivalit të tij, për ta kositur më pas nga pozitat e kreut të PD-së, kur Topi ishte i zhveshur dhe i larguar nga funksionet partiake.

Ndërkaq, në debatet në parlament Bamir Topi ra në sy j vetëm me replikat që zhvillonte me Ben Blushin, homologun e tij të PS-së në ato vite, por edhe për diskutimet e forta që zhvillonte në Kuvend herë-herë edhe me kritika ndaj qeverisë së Sali Berishës.

Ndërsa Astrit Patozi, për gjashtë vjet si kreu i grupit të madh të deputetëve të PD-së, mbahet mend më shumë si “koerografi” politike e fjalimeve të gjata të Doktorit në mbledhjet e grupit që zhvilloheshin në sallën e madhe të katit të tretë të kryesisë së Kuvendit. Patozi nuk krijoi një model individual, por as kur iu ofrua nga Berisha nuk mori ndonjë post qeveritar duke preferuar të qëndrojë në hije.

Në një farë mënyre, Astrit Patozi, i cili erdhi në politikë nga gazetaria, ku drejtoi për disa vite “RD”-në në kohën e opozitës, qëndroi si lojtar rezervë i demokratëve, por jo duke qenë një alternativë apo “ministër hije”, por një “komisat” politik i përgjithshëm dhe jo i profilizuar në ndonjë sektor.

Në vitin 2013 Astrit Patozi mori në drejtim qarkun e Vlorës si drejtues dhe i solli PD-së vetëm katër mandate.

Pas humbjes së vitit 2013, Patozi doli në publik dhe e quajti si “disfatë”, duke dhënë dorëheqjen nga të gjitha funksionet drejtuese të PD-së; pra që nga numri dy, kreu i grupit e me radhë. Ai u tërhoq dhe nuk mori pjesë në ekzekutivin e partisë, duke e lënë të lirë Lulzim Bashën që ta qeverisë PD-në në opozitë.

Ndërkaq, në parlament Astrit Patozi megjithatë doli në pah për fjalimet e tij elokuente dhe të hidhura ndaj qeverisjes, që arritën kulmin në vitin 2015 kur bëri betejë personale me Ilir Metën që kërkonte të merrte bashkinë e Vorës. Patozi, si i dërguari i PD-së në Vorë arriti t’i sjellë partisë së tij fitore të rëndësishme, duke mundur në duel direkt një peshë të madhe si Ilir Meta.

Por pas kësaj fitoreje, Patozi u kthye sërish në qoshe duke mos marrë një rol protagonist në PD, edhe pse në Kuvend shpesh ka mbajtur fjalime të rëndësishe me peshë fjale. Në vija të trasha, Astrit Patozi u kthye në një “homolog” i kolegut të tij socialist Ben Blushi, ku më shumë konstatonte sesa jepte alternativa, apo ofronte një model drejtimi.

Mbrëmë në Top Story, Patozi deklaroi se ai do të sillte një model kolegjialiteti në PD kur të zgjidhej kryetar. Por realisht, në kohën kur ishte zëvendësi i Berishës ai nuk dha ndonjë model që e kërkonte kolegjalitetin. Të paktën të ndiqte pasardhësin e tij Bamir Topi.

Nga ana tjetër, të prendendosh sot drejtimin e PD-së, do të thotë të aspirosh nesër për të drejtuar vendin si kryeministër. Edhe në këtë pikë, Patozi ka një mangësi të theksuar. Atij i mungon modeli menaxherial në krye të ndonjë dikasteri, që mund ta kishte si një lloj koletarali në kërkim të qeverisjes.

Si kryetar PD-je, edhe mund të bindë. Por si kryeministër i nesërm, vështirë ta thuash këtë gjë. Ligjërimi i tij mund të mbajë cilësi gazetareske, por është i varfër në promovim vizionesh qeverisëse…/tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Njihuni me vlerat e jashtëzakonshme të ujit të detit

Njihuni me vlerat e jashtëzakonshme të ujit të detit

Arsenali “merr kot”, 142 milion për Mbape

Arsenali "merr kot", 142 milion për Mbape

“Haki droga” i LSI-së i shpall luftë drogës: le t’ja fillojmë

“Haki droga” i LSI-së i shpall luftë drogës: le t’ja fillojmë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni