Nga Blendi Gashi
Katër ditët e fundit emri i saj është më i lakuari në mediat kosovare por jo vetëm. E gjitha kjo pasi në publik doli një mesazh në të cilën Aida Dërguti fyejti rëndë kolegun e partisë Albin Kurti për çka më pas trazoi jashtëzakonisht shumë Vetëvendosje-n, parti në të cilën deri dje (e hënë) për 12 vite mbajti pozita të rëndësishme ku pas skandalit dha dorëhqeje.
Padyshim se kontributi i saj në Lëvizjen që themeloi Kurti që nga vitit 2005 deri më 2017 është i pamohueshëm. Ajo themeloi Qendrën e VV-së në Vushtrri qytet prej nga vjen, degë e cila ja ktheu shpinën pas skandalit duke kërkuar zyrtarisht edhe largimin e saj.
Duke vlerësuar kontributin, VV e zgjodhi të jetë edhe nënkryetare e Kuvendit duke qenë më pas ndër figurat më të respektuara në parti, ku nuk u ndal së kritikuar pushtetin.
Ajo gjatë krizës politike të 2016-tës në shenjë kundërshtimi ndaj “Zajednicës” dhe marrëveshjes së Demarkacionit, si edhe disa opozitarë të tjerë hodhi gaz lotsjellës, këtë e bëri në një mbledhje të Kryesisë, çka më pas u shoqërua në polici.
Pra, ajo ishte zëri femër më i fuqishëm në VV që nuk u zmbraps për mbi një dekadë me qëllimin që të çoj përpara këtë Lëvizje.
Megjithatë siç duket lufta për pushtet brenda partisë përfundimisht do ja heq epitetein e vetëvendosëses, pasi duke e paimagjinueshme të jetoi brenda një kulmi me Kurtin. Se është e padëshirueshme në parti hapur e treguan edhe disa koleg të saj deputet, si dhe shumë aktivistë që jo pak e linçuan.
Cila mund të jetë “shtëpia” e re politike e Aidës?
Pas dorëheqjes nga të gjitha pozitat në VV, por që ende nuk është larguar përfundimisht nga partia kanë nisur edhe raportimet e mediave se ku mund të vazhdojë karrierën politike.
Padyshim se në PDK vështirë se mund të përfundoi për shkak të akuzave që ju ka bërë në vazhdimësi dhe do ishte një goditje e madhe për të.
Gjasat më të mëdha janë që të bashkohet me partinë e Fatmir Limajt, pra NISMA-n për Kosovën. Aida sot është parë tek është pritur në Kuvend nga kryetari i grupit parlamentar të kësaj partie Bilall Sherifi.
Duke kutjuar se Aida ishte pjesë e luftës së UÇK-së, dhe njihet si krah i luftës, e një kalim i tillë edhe do të ishte i mundshëm.
Mundësi tjetër është anëtarësimi në AAK, çka sigurisht Ramushi do e priste me duar hapur duke qenë se për gati dy vite mnrojtën kauzat e njëjta, Demarkacionin e Asociacionin.
Gratë e AAK-së i dolën në mbrojtje Aidës pas akuzave që ja bën aktivistët e VV-së, por jo vetëm duke i bërë thirrje në një formë se mund të bashkohet me to në Aleancë.
Këto janë dy opsionet e mundshme veç nëse përfundimisht largohet nga VV e sipas të gjitha gjasave kjo është e pashmangshme.
Kujtojmë se 45 jveçarja nga Vushtrria me profesion është historiane, pasi ka përfunduar studimet në Fakultetin Filozofik-dega e Historisë, në Universitetin e Prishtinës.
Për një kohë të gjatë Aida ka punuar në OSBE, kurse gjatë viteve 2007-2009 ka punuar në Rrjetin e Grupeve të Grave të Kosovës. /tesheshi.com/