Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

PROFIL/ Agim Fagu: kampioni diplomat që futi shqiptarët në NATO

by te Sheshi
19/01/2016
in Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
PROFIL/ Agim Fagu: kampioni diplomat që futi shqiptarët në NATO
8
SHARES

Nga Ylli Pata

Shqiptarët janë ngarkuar shumë këto kohë me modele politikanësh e zyrtarësh me pamje dhe sjellje të egër, cinike, ofensive që nuk bëjnë gjë tjetër sapo dalin përpara kameras e vetëm vjellin vrer ndaj atyre që i konsiderojnë kundërshtarë apo rivalë.

Zyrtarë që sillen keq me qytetarët, ndërkohë që ngasin makina të shtrenjta dhe jetojnë në luks.

Por në rrugët e Tiranës, ashtu në këmbë, mund të hasësh normalisht edhe shembuj zyrtarësh, që para se te jenë të tillë, kështu kanë qenë që kur janë formuar: qytetarë model.

download (1)

Një nga ata, është padyshim Agim Fagu, kampion legjendar i sportit shqiptar në basketbollin e meshkujve të Partizanit dhe kombëtares kuqezi në vitet ’70, por që u përpoq të sjellë qytetarinw edhe në tranzicionin e vrullshëm të pas viteve ‘90 si politikan dhe zyrtar i shtetit.

E has mes miqsh, ndër ta dhe profesor Përparim Kabon, që bisedojnë për pasionin e përbashkët-sportin, por edhe për politikën.

Kur e pyet për një analizë mbi situatën aktuale në rajon me anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, profesor Fagu me delikatesë thotë se ende është diplomat dhe detyra e tij është të hartojë raporte dhe analiza për shtetin dhe jo për publikun.

E në fakt, ai ka shumë për të thënë pasi ka qenë njeriu kyç që ka lobuar në të gjitha kancelaritë e anëtarëve të Aleancës së Atlantikut të Veriut që sollën vendimin e 2009-ës, kur Shqipëria u bë anëtare me të drejta të plota në NATO.

‘“Nuk është tamam ashtu – përgjigjet Fagu – janë shqiptarët në NATO”; dhe si diplomat tërhiqet sërish duke përshendetur gjithë mirësjellje.

Ditët e bisedimeve për anëtarësim në NATO, nga viti 2006 deri 2008 i kam ndjekur ngushtësisht si reporter diplomatik në të përditshmen “Shqip”.

Hapa disa shënime  nga materialet që kisha grumbulluar për NATO-n dhe gjej deklaratat e një ish-ambasadori që më tregoi mbi problemet që ka pasur realisht anëtarësimi në NATO në 2008-n.

I sapoplasur Gërdeci, edhe pse opozita nuk sulmoi qeverinë, disa shtete europiane frikësoheshin se Berisha do ta përdorë anëtarësimin në Aleancë për të rritur pushtetin personal. Dhe realisht nuk gaboheshin shumë. Ndërsa Greqia kishte kushte të tjera.

miniscekufotolajm

Të gjitha negociatat e tjera janë drejtuar nga grupi i NATO-s në MPJ i kryesuar nga Agim Fagu.

Sot ai është një diplomat i graduar, por i paangazhuar ndërkohë që vendi ka nevojë për lobistë dhe negociatorë të shkëlqyer për të rritur imazhin dhe sjellë investime.

Ai është një model brilant për një zyrtar shteti në kohën kur politika sjell shembujsh të fortësh dhe figura butaforike që mbushin rrjete sociale me dokrra të tipit N.N apo politikaj që lëshojnë vetëm vrer e sharje.

Pikërisht, backraundi i kampionit diplomat është një dëshmi e pozitivitetit që krijon shembull për shoqërinë.

Agim Fagu pasi e mbylli karrierën e sportistit hyri në politikë pa qenë asnjëherë një protagonist, por ama kudo ku vendosi emrin e tij la gjurmë pozitive.

Garoi për kryebashkiak të Tiranës në vitin 1996 me propozimin e PS-së, nuk fitoi por u soll si xhentellmen, edhe pse pati manipulime.

Kur socialistët erdhën në pushtet në vitin 1997 e emëruan si ambasador në Londër, për të dërguar në vendin e qibarëve një “zotëri Tirane”.

Dhe në kryeqytetin britanik Agim Fagu u bë diplomati që hapi ambasadën për të gjithë shqiptarët, pikërisht në kohën kur shpërtheu lufta e Kosovës.

Çdo aktivitet dhe manifestim kordinohej së bashku me ndihmën e pakursyer të kampionit diplomat. Pas rikthimit në Tiranë, emërohet drejtor i integtrimit në NATO dhe drejtoi negociatat e vështira për të bindur skeptikët për anëtarësimin e Shqipërisë.

Kur si ambasador i Shqipërisë në Londër do të takohej me Madhërinë e Saj, Mbretëreshën Elisabet për të paraqitur letrat kredenciale, takimi si rrallë herë ka zgjatur më shumë duke thyer protokollin e ngurtë të Buckingham Palace.

Ai nuk këputi ndonjë thagmë si paraardhësi i tij që i tha Mbretëreshës që nuk sipatizonte Monarkinë apo ndonjë mufkë që do të mbushte tabloidët një ditë më pas.

Images (11)

Agim Fagu çuditi se solli një imazh ndryshe nga Shqipëria, jo si “diplomatët me tuta” që iu vërsulën grabitjeve si pas 97-ës apo zyrtarëve që hapnin problem për çdo kancelari.

Por një model si Agim Fagu, ende nuk është në modë në Shqipërinë që po përcëllohet të bëjë reformë në drejtësi që të largojë të korruptuarit, ku për diplomat gradohen ca 25-vjeçarë që mbajnë në xhep jo një por dyshtetësi, e që më pas dalin se nuk kanë kryer as shërbimin ushtarak në Greqi….

/tesheshi.com/

Related Posts

Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse
Kryesore

Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

09/07/2025
Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?
Kritikë

Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

08/07/2025
Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek
Ballkani

Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

08/07/2025
Next Post
Kosova nderon ushtarët sllovakë: vdiqën në aksident ajror

Kosova nderon ushtarët sllovakë: vdiqën në aksident ajror

Ambicia e Italisë shkon shumë larg: t’i japë trajtë “Islamit italian”

Ambicia e Italisë shkon shumë larg: t’i japë trajtë “Islamit italian”

Familja më e madhe në Britani lajmëron ardhjen në jetë të fëmijës së radhës

Familja më e madhe në Britani lajmëron ardhjen në jetë të fëmijës së radhës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

09/07/2025
Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

09/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni