Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Prof. Dr Jeton SHASIVARI*: Referendumi për emrin në Maqedoni, Kuti e votimit apo Kuti e Pandorës?

by te Sheshi
21/07/2018
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Prof. Dr Jeton SHASIVARI*: Referendumi për emrin në Maqedoni, Kuti e votimit apo Kuti e Pandorës?

Në aspektin juridik, sipas Kushtetutës së RM-së, referendumi i detyrueshëm shpallet vetëm në tri raste, edhe atë: i pari, Parlamenti është i detyruar që të shpall referendumin kur propozim do të paraqesin së paku 150.000 zgjedhës; i dyti, kur duhet të merret vendimi për ndryshimin e kufijve të RM-së; dhe i treti, kur duhet të merret vendimi për asocim ose për dalje nga bashkimi ose nga bashkësia me shtetet e tjera. Dy rastet e para janë plotësisht të qarta, pra nuk ekziston propozimi për referendum i së paku 150.000 zgjedhësve si dhe anëtarësimi i shtetit në NATO dhe BE dhe miratimi i Marrëveshjes ndërkombëtare me Greqinë nuk nënkupton edhe ndryshimin e kufijve të shtetit.

Në këtë drejtim, lidhur me rastin e tretë, pyetja që shtrohet dhe që kërkon arsyetim konsiston në atë se, çështja me të cilën përballet RM në këtë fazë të marrëdhënieve ndërkombëtare lidhur me anëtarësimin në NATO dhe BE, a duhet të vendoset nga Parlamenti apo nga qytetarët me referendum? Për të dhënë përgjigje në këtë pyetje, si çështje paraprake shtrohet pyetja se, çfarë janë BE dhe NATO? A janë BE dhe NATO shtete, supershtete, federata (bashkësi shtetesh), konfederata (bashkime shtetesh) apo organizata ndërkombëtare?

BE paraqet një strukturë juridike ndërkombëtare rajonale ku gërshetohen edhe veçoritë e federatës (bashkësisë së shteteve) edhe të konfederatës (bashkimit të shteteve), por, BE nuk është as shtet, as supershtet, as federatë e as konfederatë! Prandaj, në të drejtën ndërkombëtare ekziston kompromisi se BE (Bashkimi Evropian) paraqet një organizatë ndërkombëtare supranacionale dhe rajonale. Nga ana tjetër, edhe NATO (Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior) poashtu, paraqet një organizatë ndërkombëtare ushtarake dhe politike trans-atlantike.

Meqenëse, siç u morr vesh, BE dhe NATO paraqesin organizata ndërkombëtare që kanë disa elemente, si: shtetet anëtare, marrëveshjet ndërkombëtare, organet, fushëveprimin, statusin dhe personalitetin juridik, etj., dhe, nga ana tjetër, meqë RM ka të drejtë që të lidh marrëveshje ndërkombëtare dhe të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare për të realizuar bashkëpunimin ndërkombëtar me synimin e mbrojtjes së paqes, sigurisë, të drejtave të njeriut, zhvillimin ekonomik në kushte të globalizimit, etj., etj., mbetet të shihet se, sipas Kushtetutës së RM-së, kush e merr vendimin për asocim të RM-së në anëtarësi në organizata ndërkombëtare?

Në këtë drejtim, sipas dispozitës kushtetuese të nenit 121, vendimin për asocim në anëtarësi ose për dalje nga anëtarësia në organizatat ndërkombëtare e merr Parlamenti me shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve në bazë të propozimit të Kryetarit të Republikës, Qeverisë ose së paku 40 deputetëve.

Siç shihet nga dispozita e mësipërme kushtetuese, ky vendim nuk merret as me shumicën e dy të tretave të votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve e as që miratohet më pas, me referendum nëse për të votojnë shumica nga numri i përgjithshëm i qytetarëve, gjë që përndryshe kërkohet me rastin e asocimit të RM-së në bashkime (konfederata) ose në bashkësi (federata) me shtetet e tjera ose për dalje nga bashkimi ose nga bashkësia me shtetet e tjera sipas dispozitës kushtetuese të nenit 120.

Në aspektin juridik krahasues, në pjesën dërmuese të kushtetutave të kohës, në mënyrë të qartë përjashtohet mundësia e të qenit objekt referendumi i detyrimeve që dalin nga marrëveshjet ndërkombëtare.

Por, a ka ndonjë vijë të kuqe për dialogun dhe bisedimet politike, apo Maqedonia do të vazhdojë të jetë vendi i çudirave!

Për sa i përket aspektit politik, kjo situatë paraqet një fazë të re, ku më nuk duhet të flitet për emrin e shtetit për të cilën gjë është folur mbi 25 vite me radhë për një problem që daton qysh prej para 70 vitesh (kontest ky që po të zgjidhej qysh në fillim, atëherë Marrëveshja ndërkombëtare me Greqinë do të kishte vetëm disa rreshta dhe një nen të vetëm), por duhet të flitet për dobitë dhe benefitet që i sjell ndryshimi i emrit kushtetues të shtetit si parakusht për anëtarësimin në NATO dhe BE si organizata të fuqishme ndërkombëtare, e jo për benefitet ose dobitë e DPMNE-së në këtë proces politik ndërkombëtar, parti kjo politike që 10 vite me radhë e bllokoi procesin e integrimit Euro-Atlantik si qëllim strategjik të shtetit dhe të qytetarëve, dhe tani, në këtë proces politik ndërkombëtar, mundohet me mish e me shpirt, që të gjejë një mënyrë për të amnistuar ose për të shpëtuar nga burgu përmes parashkrimit të veprave penale, ish-udhëheqësinë e kësaj partie politike. Si duket, kryetari aktual i DPMNE-së së bashku me udhëheqësinë aktuale, po e lëshojnë shansin historik që të distancohen nga kapja e partisë së tyre politike nga udhëheqësia e mëparshme, kapje kjo që rezultoi në fund, edhe me kapjen e shtetit.

Pra, në aspektin juridik, nuk ka asnjë pengesë që për këtë çështje të vendosë vetë Parlamenti me shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve (pra, me së paku 61 vota të deputetëve), sidomos kur Marrëveshja ndërkombëtare me Greqinë tashmë është ratifikuar me ligj nga Parlamenti dhe duhet të publikohet që të hyjë në fuqi që të jetë pjesë e rendit juridik të brendshëm e cila nuk mund të ndryshohet me ligj.

Mirëpo, në aspektin politik, meqë LSDM tashmë ka pranuar qëndrimin e DPMNE-së për mbajtjen e referendumit duke u futur kështu në “filmin revolucionar” të DPMNE-së, aq më tepër, për dallim, për shembull, nga Kryetari malazez Vujanoviq i cili duke pranuar se, edhe pse vite me radhë mendonte se duhet referendum për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, megjithatë në fund ndryshoi mendje dhe për këtë gjë vendosi vetë Parlamenti i Malit të Zi në v. 2017, si dhe poashtu, në rrethana të rritjes së vazhdueshme të ndikimit rus në rajonin e Evropës Jug-Lindore dhe duke u nisur nga fakti se, një gabim i vetëm serioz gjatë menaxhimit të referendumit mund t´i kushtojë shtrenjtë ardhmërisë së shtetit, prandaj, për të qenë ky referendum autentik, demokratik dhe i suksesshëm, duhet të plotësohen disa parakushte, si për shembull, liria e shprehjes së qytetarëve, ku pa presione dhe kërcënime, fushata e referendumit duhet të jetë e lirë si për ata që do jenë “për” ashtu edhe për ata që do jenë “kundër”; poashtu, edhe kualifikimi apo kompetenca e qytetarëve për të poseduar të gjitha dijet e duhura paraqet një parakusht me rëndësi për vendosjen e një çështje të tillë komplekse, sepse këtu ekzistojnë disa rreziqe potenciale, edhe atë: që referendumi të shndërrohet në një instrument ku qytetarët nuk do të shprehin atë që mendojnë, por atë që kërkohet prej tyre të mendojnë; pyetja e referendumit duhet të jetë serioze (për njerëz serioz si kryetari aktual i DPMNE-së), e njëkuptimtë, e shkurtë dhe e qartë sepse vënia në pyetjen e referendumit, për shembull, e tërë Marrëveshjes ndërkombëtare me Greqinë si një tekst me 20 nene dhe 19 faqe nuk duket si diç serioze dhe nuk ka kuptim, sepse këtu ekziston rreziku që, qytetari të mos jetë i lirë në kuptimin që, të mos ketë një alternativë të vetme por, disa alternativa para vetes, si për shembull, vetëm shkaku i një neni që e konsideron si të papranueshëm të refuzojë krejt Marrëveshjen ndërkombëtare me Greqinë për të cilën përndryshe është i bindur se është e mirë dhe progresive, ose që të pranojë atë nen që të mos e refuzojë në tërësi Marrëveshjen ndërkombëtare me Greqinë; poashtu, edhe skandalet, korrupsioni dhe veprimet jotransparente të politikanëve dhe të partive politike gjatë kësaj kohe, ndikojnë në abstinencën e qytetarëve nga referendumi nën moton, s´kam arsye të votoj në referendum sepse krejt politikanët dhe partitë politike janë të korruptuar. /tesheshi.com/

*Autori është Profesor i asociuar i së drejtës kushtetuese dhe administrative në Fakultetin juridik të Universitetit të Evropës Jug-Lindore

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Pentagoni i dërgon Kievit edhe 200 milionë dollarë për mbrojtje nga rusët

Pentagoni i dërgon Kievit edhe 200 milionë dollarë për mbrojtje nga rusët

Shikoni se si njerëzit kanë ricikluar në mënyrë krijuese shishet plastike…bëjeni dhe ju (video)

Shikoni se si njerëzit kanë ricikluar në mënyrë krijuese shishet plastike…bëjeni dhe ju (video)

“Stop”-i i Serbisë për Pacollin: a ka guxim Kosova t’a bëjë këtë me politikanët serbë?

“Stop”-i i Serbisë për Pacollin: a ka guxim Kosova t'a bëjë këtë me politikanët serbë?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ku i ka rrënjët e terrori sionist në Palestinë?

Ku i ka rrënjët e terrori sionist në Palestinë?

09/07/2025
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

09/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni