Në shenjë pakënqsie ndaj faktit të mos pranimit në sallën e gjygjit të familjarëve të grupit “Kumanova”, avokati Naser Raufi braktisi të mërkurën seancën e radhës.
Gjesti i tij u përkrah po në të njëjtën mënyrë dhe nga avokati tjetër, kolegu Lupço Veselinovski, i cili nga ana e tij u ankua dhe për kushtet ku po zhvillohej procesi.
“Ky rast nuk është lojë. Kërkoj të sigurohen kushte elementare për zhvillim të procesit. Nuk kemi as çantat ku t’i lëmë”, tha Veselinovski.
Ndërsa gjykatësja e procesit akuzoi avokatët se po rrënojnë rastin. Ajo tha se kushtet e gjykatës janë të tilla; ndërkohë që dhe avokati tjetër, Shasivar Iseni, tha se në Pallatin e Gjykatave ka salla më të mëdha me kushte më të mira për zhvillimi të seancës. /tesheshi.com/