Dimri i ftohtë ka detyruar qytetarët e Maqedonisë që të paraqiten intensivisht në linjën telefonike 02/15 123 për këshillë mjekësore “Alo Doktor”. Sipas Shtëpisë Shëndetësore në Shkup, vetëm gjatë javës së fundit këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar gjithsej 1.543 qytetarë.
Kjo linjë është e qasshme çdo ditë, 24 orë në 24 me qëllim që të mundësohet konsultim i drejtpërdrejtë mjekësor në momentin e paraqitjes së simptomeve të ndryshme të prishjes së shëndetit.
Ndërsa njëzet e pesë mjekë janë të qasshëm për këshillë mjekësore.
Thirrjet janë nga qytetarët e të gjitha qyteteve të Maqedonisë, rezultojnë të jenë për simptoma respiratore, temperaturë e rritur e trupit, viroza sezonale, ftohje dhe kollitje.
Ashtu siç njoftojnë nga Shtëpia Shëndetësore, të gjithë atyre personave të cilët kanë kërkuar këshillë mjekësore në linjë telefonike “Alo Doktor” u është dhënë ndihma mjekësore me këshillë dhe terapi simptominale adekuate.
Linja telefonike “Alo Doktor” që nga nga 15 shtatori i vitit 2014 kur filloi të punojë, deri tani ka pasur gjithsej 134.982 thirrje. /tesheshi.com/