Mëngjesi i sotëm në Prishtinë ka nisur me një operacion nga ana e njësiteve policore të Kosovës, ku siç njoftojnë mediat, është bllokuar lokal ‘Baroni’ në “Bora-Ramiz”.
Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës e ka konfiormuar këtë, por pa sqaruar më tej se në ç`kuadër është ndërmarrë ky operacion, nëse është anti-droge, anti-krimi ordiner, anti-krimi financiar, apo në kërkim të personave me precedentë penale, që gjithsesi janë të gjitha të ndërlidhura me njëra-tjetrën. /tesheshi.com/