Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Prishtinë: kërkohet një autobus për në aeroport. Ja pse duhet Shpend….

by te Sheshi
06/06/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Prishtinë: kërkohet një autobus për në aeroport. Ja pse duhet Shpend….
6
SHARES

Nga Bashkim Kastrati

Për të shkuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, duhet domosdo të marrësh një taksi nga Prishtina, kjo për faktin se nuk ka autobus që mban linjën Prishtinë-Aeroport dhe anasjelltas. Që nga përfundimi i luftës nuk ekziston një linjë e tillë e autobusit, ndërsa qytetarët janë ata që pësojnë financiarisht nga kjo situatë.
Tesheshi.com ka kontaktuar disa radio-taksi, por edhe taksi private dhe vetëm shkuarja nga Prishtina në aeroport, i cili gjendet rreth 15 kilometra në jug-perëndim të Prishtinës, kushton 15 deri 20 euro. Por në këtë situatë më shumë e pësojnë ata qytetarë që aterojnë në aeroport. Nëse nuk ka kush t’i dalë për t’i pritur, ata duhet të marrin taksi që janë të stacionuar në aeroport, e transporti me ta është edhe më i shtrenjtë sesa me dy kategoritë e cekura më lartë. E nëse qëllon që aterimi në orët e vona të mbrëmjes çmimi i taksive dyfishohet.

“Nuk është normale që taksi prej Prishtinës deri në aeroport të kushtojë 20 euro. Ky çmim është shumë i shtrenjtë dhe këta taksitë po e shfrytëzojnë për faktin se nuk ka autobus, sepse një relacion i tillë me autobus nuk do të mund të kushtonte më shumë se dy euro, pasi as 15 kilometra nuk është distanca. Pra vjen deri në Prishtinë nga largësia prej 100 kilometrave me 3-4 euro, kurse për pak kilometra paguan shumëfishin”, thotë një qytetar i cili sapo kishte arritur në aeroport me taksi.

Kush duhet ta funksionalizojë linjën e autobusit Prishtinë-Aeroport?

Ndërsa menaxhmenti i aeroportit thotë se po pret nga Ministria e Infrastrukturës vënien në funksion të kësaj linje, kjo e fundit arsyetohet se nuk ka ofertues që për çmimin e ofruar e mbajnë linjën, ndërsa Ministria e Diasporës e sheh si të domosdoshëm një linjë të tillë dhe pret nga Komuna e Prishtinës që ta bëjë një gjë të tillë.

Në lidhje me këtë çështje, zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës Valentina Gara, ka thënë për tesheshi.com se qeveria, përkatësisht Ministria e Infrastrukturës ka marrë iniciativë për të siguruar një autobus dhe se po presin rezultatin e kësaj iniciative. Ajo thotë se nëse nuk sigurohet një autobus i tillë nga Ministria e Infrastrukturës, aeroporti do të shqyrtojë mundësitë për ta krijuar një linjë të autobusit Prishtinë-Aeroport.

“Nëse sigurohet ky transport, problemi do të zgjidhet. Nëse nuk marrim një përgjigje pozitive, padyshim që me qëllim për të siguruar një qasje më të lehtë në aeroport, kemi në plan për të marrë masa. Por, pasi një iniciativë e tillë ka ardhur nga qeveria ne jemi ndalur. Supozoj se me fillimin e vitit të ri, për të udhëtuar nga qyteti për në aeroport, qeveria do të sigurojë një linjë me çmim shumë të arsyeshëm, ose pa pagesë, ashtu siç na është premtuar. Po presim lëvizje pozitive, nëse nuk bëhet nga qeveria, ne vet do të ndërmarrim një hap të tillë, sepse për një kohë të gjatë e kemi në rend dite”, thotë Gara.

Nuk ka interesim të autobusëve për një linjë të tillë për shkak të kostos

Saranda Jusufi, zëdhënëse e Ministrisë së Infrastrukturës ka thënë për tesheshi.com se bazuar në evidencën e rendeve të udhëtimit në transportin ndërurban që posedon Departamenti i Transportit Tokësor, aktualisht në relacionin Aeroport – Prishtine këto nisje janë të vërtetuara me afat vlefshmërie gjerë me datën 25.02.2017 tek operatori “Nderimi” Aeroport – Prishtine 09:30-10:30 dhe 13:35 – 14:35.

Ajo thotë se nuk ka interesim nga kompanitë e autobusëve që ta mbajnë një linjë të tillë për faktin se nuk është e përshtatshme ekonomikisht, por po bëhen përpjekje që ta bëjnë një zgjidhje.

“Ne kemi publikuar disa herë rende të udhëtimit në drejtim të Aeroportit, por nuk ka pasur interesim nga kompanitë t’i mbajnë ato, sepse nuk kanë qenë ekonomikisht të qëndrueshme. Ne jemi në një proces të përgatitjes së udhëzimit administrativë për subvencionimin e të gjitha linjave që janë ekonomikisht të paqëndrueshme. Ne edhe gjatë këtij viti do të publikojmë këto rende nëse ka ndonjë kërkesë, por kjo varet a ka kompani të interesuara për mbajtjen e tyre”, ka thënë Jusufi.

Tesheshi.com ka telefonuar në aeroport për të pyetur se a ka autobus nga Prishtina deri në aeroport, por në recepcion ku merren informacionet na kanë thënë se nuk ka asnjë autobus që është në shërbim të qytetarëve në këtë relacion. Në recepcion na thanë se disa autobusë që shihen nëpër Prishtinë dhe që iu shkruan relacioni Prishtinë-Aeroport, janë në shërbim vetëm të stafit të aeroportit, por jo të qytetarëve.

Për mungesën e një autobusi në këtë linjë shprehet e shqetësuar edhe Ministria e Diasporës, e cila ka pranuar ankesa nga bashkatdhetarët për këtë çështje.

Lorik Pustina, zëdhënës i Ministrisë së Diasporës ka thënë për tesheshi.com se kjo ministri ka kërkuar nga Komuna e Prishtinës që të krijojë një linjë të tillë, ndërsa shprehë besimin se nga kjo verë një linjë e tillë do të jetë në shërbim të qytetarëve.

“Sa i përket linjës së autobusit, sipas informatave që kam, tashmë është marrë vendimi për një linjë autobusi, Prishtinë – Aeroport dhe anasjelltas, mirëpo Komuna e Prishtinës mund t’u jap detaje më të hollësishme. Ne kemi insistuar vazhdimisht në Komunë që të realizohet kjo linjë, dhe tashmë duket se nga kjo verë edhe kërkesa do të materializohet”, thotë Pustina./tesheshi.com/

Tags: aeroporti i prishtinesautobuslinje urbane

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!
Sociale & Shoqëri

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
10 mënyra për t`u freskuar pa përdorur kondicionerin

10 mënyra për t`u freskuar pa përdorur kondicionerin

Mërgata shqiptare proteston kundër “terrorit sllavo-maqedon”

Mërgata shqiptare proteston kundër "terrorit sllavo-maqedon"

Prishja e marrëdhënieve me Europën, Putin: Nuk ishte faji i Rusisë

Prishja e marrëdhënieve me Europën, Putin: Nuk ishte faji i Rusisë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni