Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Prishtina rri si pulë para Beogradit, Serbia vazhdon me barriera ekonomike ndaj Kosovës

by te Sheshi
03/03/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Prishtina rri si pulë para Beogradit, Serbia vazhdon me barriera ekonomike ndaj Kosovës

Nga Bashkim Kastrati

Qeveria e Serbisë, tash e sa vite nuk po i përmbahet marrëveshjes për tregti të lirë me vendet e rajonit,  (CEFTA), por as marrëveshjeve të arritura për këtë çështje në bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit zyrtar në Bruksel. Kosova vazhdimisht ka qenë e diskriminuar në këtë aspekt, dhe çuditërisht qeveria e Prishtinës nuk ka marrë masa që do të duhej të merreshin për reciprocitet sidomos në aspektin ekonomik, por edhe në fushat tjera.

Pra Serbia në çdo aspekt pengon Kosovën, ndërsa në anën tjetër vazhdon të mbetet e “përkëdhelur” nga Kosova, e sidomos nga bashkësia ndërkombëtare.

E për faktin se ky shtet fqinj është eksportuesi më i madh në Kosovë, do të duhej që autoritetet qeveritare të Kosovës të merrnin masa reciproke dhe ta kushtëzonin, duke qënë se Serbia dëmtohet më së shumti, por ja që nuk kanë kurajo ta bëjnë një gjë të tillë.

Serbia, në disa raste, e sidomos pas vitit 2008, ka paraqitur barriera tregtare për prodhuesit apo importuesit e Kosovës. Këtë e kanë pranuar edhe zyrtarë të qeverisë dhe ekspertë për çështje ekonomike.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, së fundi ka arritur t’i identifikojë dy barriera që autoritetet serbe po u shkaktojnë importuesve gjatë kalimit transit nëpër Serbi.

Autoritetet serbe kanë kërkuar nga prodhuesit kosovarë që si vend i prodhimit të produkteve të shkruhet në gjuhën serbe “Krahina Autonome e Kosovës dhe Metohisë”, kërkesë kjo e papranueshme për autoritetet kosovare. Ndërsa problemi tjetër është pengesa që po i bëhet importit të produkteve të gazit.

Këto probleme po tentohen që të zgjidhen në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por që deri më tani për Kosovën nuk kanë qenë rezultative. Por gjatë gjithë kësaj kohe më të dëmtuarat janë bizneset e Kosovës, përkatësisht ata pak prodhues që janë në Kosovë.

Produktet që prodhohen në Kosove duhet të mbajnë simbolet e shtetit të Kosovës

Blerim Burjani, analist politik, ka thënë për tesheshi.com se reciprociteti me Serbinë është i domosdoshëm dhe se institucionet e Kosovës duhet që ta kenë në konsideratë këtë gjë.

“Është e papranueshme dhe qesharake nga shteti fqinj kjo që bën, nuk është as mençuri, pasi mund ta dëmtojë eksportin e mallrave të saj, pasiqë shteti i Kosovës, bazuar në të dhënat tregtare, e kanë partnere kryesore në eksporte. Andaj, produktet që prodhohen në Kosove duhet të mbajnë shenjat e shtetit të Kosovës. Nxitja e politikës në ekonomi është absurditet dhe i dëmshëm për prodhuesit e të dy shteteve të pavarura”, thotë Burjani.

Kushtrim Gashi, opinionist, ka thënë për tesheshi.com se kërkesa të tilla të Serbisë kanë si qëllim që të pengojnë zhvillimin e prodhuesve kosovarë, e rrjedhimisht edhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Institucioneve të Kosovës në këso raste nuk do t’i mbetet gjë tjetër, pos të vendosin masa reciproke dhe të mbrojnë prodhuesit vendor. Masat reciproke janë të rregulluara edhe sipas legjislacionit të Kosovës dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të duhej që menjëherë t’i zbatojë këto masa. Kjo çështje dhe shumë të tjera duhet që të ngrihen në nivelin më te lartë në Bruksel dhe përmes dialogut të gjejnë zgjidhje”, ka thënë Gashi.

Barrierat e Serbisë i shkaktojnë dëme ekonomisë së Kosovës

Lulzim Beqiri, magjistër i Ekonomisë, ka thënë për tesheshi.com se Serbia vazhdimisht ka sfiduar Republikën e Kosovës, në të gjitha sferat jetësore, si në rrafshin politik, ekonomik, social, duke urdhëruar strukturat paralele në Kosovë për mos bindje ndaj ligjeve dhe sistemit në Kosovë. Sipas tij, kjo po ndodh si pasojë e negociatave shumë liberale nga delegacioni i Kosovës në Bruksel.

“Kemi rastin e targave kosovare që Serbia i detyron drejtuesit e automjeteve kosovare që t’i ndërrojnë targat në rast të hyrjes në territorin serb, ndërsa qeveria e vendit nuk merr kurrfarë mase reciproke. Pra, gjithçka është e mundur të kërkojë Serbia”, theksoi Beqiri.

Ai thotë se bizneset nuk duhet fajësuar, edhe nëse e aplikojnë këtë kërkesë të autoriteteve serbe, pasiqë ky është biznes dhe çdo vend ka kërkesat e veta specifike. Sipas tij, ajo çka autoritetet kosovare i obligon karshi mbrojtjes së prodhuesve vendorë, është aplikimi i reciprocitetit me mbishkrimin në guhën shqipe “Republika e Kosovës” dhe të jenë më të vendosur në kërkesat e tyre.

“Kjo edhe në fund të fundit është interes i Serbisë, sepse Kosova importon nga Serbia rreth 40% të konsumit të vet”, thotë Beqiri.

Ndërsa shikuar në aspektin ekonomik, ai thotë se reciprociteti është i nevojshëm dhe i domosdoshëm për të pasur një mirëqenie më të mirë për qytetarët e Kosovës.

Gjithashtu, jemi dëshmitarë se Serbia nuk është duke lejuar futjen e teksteve mësimore shqipe të dhuruara nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës për shkollarët e Luginës së Preshevës. Madje ato dje janë kthyer në vendin e origjinës, pra në Kosov. Ndërsa qeveria e Prishtinës ka lejuar hyrjen e teksteve mësimore nga Serbia pa kurrfarë kriteri; dhe në shkollat më mësim në gjuhën serbe në Kosovë, që nga paslufta punohet me planprograme dhe me tekste të Serbisë.

“Kjo po e dëmton shumë Kosovën dhe këtu fajet i ka edhe Bashkimi Evropian edhe qeveria e Kosovës që asnjëherë nuk bëjnë trysni mbi qeverinë dashakeqe serbe. Qeveria e Kosovës e ka momentin e fundit të reagojë dhe të aplikojë reciprocitetin me çdo vend jo vetëm me armikun serb”, u shpreh Beqiri. /tesheshi.com/

Related Posts

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri
Politikë

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Berisha “harron” votën e diasporës
Politikë

Berisha “harron” votën e diasporës

13/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Next Post
Gjermani: shpërthejnë polemikat mbi librin që heton të kaluarën naziste të Lufthansa-s

Gjermani: shpërthejnë polemikat mbi librin që heton të kaluarën naziste të Lufthansa-s

Vetëvendosje hakmerret për “stop”-in ndaj librave shqip drejt Preshevës: rrokullis një kamion me mallra serbe

Vetëvendosje hakmerret për "stop"-in ndaj librave shqip drejt Preshevës: rrokullis një kamion me mallra serbe

Të jetë kjo vaksina që do të luftojë kancerin?

Të jetë kjo vaksina që do të luftojë kancerin?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025
Berisha “harron” votën e diasporës

Berisha “harron” votën e diasporës

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni