Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Prishtina, përgjigje Uashingtonit: Zbatim ligji në veri!

Ministri Krasniqi: Krerët e rinj të komunave, tashmë në punë

by te Sheshi
27/05/2023
in Kosova, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Prishtina, përgjigje Uashingtonit: Zbatim ligji në veri!

Ministri i Administratës dhe Vetëqeverisjes Lokale i Kosovës, Elbert Krasniqi, ka thënë se kryetarët e komunave në veri të Kosovës kanë filluar punën dhe do të vazhdojnë punën në objektet komunale.

Duke iu referuar deklaratës së Sekretarit Antony Blinken, i cili i bëri thirrje kryeministrit Albin Kurti që menjëherë të ndalojë masat e dhunshme në veri të Kosovës, ai tha për TV Dukagjini se kryetarët e komunave nuk emërohen, por zgjidhen me votën e qytetarëve.

“Kryetarët e komunave morën pjesë në procesin zgjedhor për kryetarë komunash, ata filluan të punojnë në objektet komunale dhe do të vazhdojnë të punojnë nga objektet komunale”, tha Krasniqi.

Të premten, policia e Kosovës reagoi në ndërtesat komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, kundër serbëve të cilët tentuan të bëhen bllokadë në objektet komunale.

Kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës u zgjodhën në zgjedhjet që u bojkotuan nga serbët, pasi në nëntor të vitit të kaluar, krerët e tyre u larguan nga institucionet e Kosovës duke pretenduar për shkelje të Marrëveshjes së Brukselit.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se, sipas kompetencave ligjore dhe kushtetuese, ka ndihmuar kryetarët e komunave të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të punuar në objektet zyrtare komunale.

“Qëllimi parësor i policisë ishte të ndihmojë dhe mundësojë sigurinë e kryetarëve të komunave, ushtrimin e të drejtave të tyre legjitime në vendin e punës dhe lëvizjen e lirë të të gjithë personave pa dallim. Një numër personash janë mbledhur pranë objekteve komunale me qëllim që të pengojnë dhe mos lejojnë zyrtarët të hyjnë në objektet komunale”, thuhet në njoftimin e policisë.

U theksua se policia, duke njohur të drejtën e qytetarëve për të protestuar dhe për të shprehur ankesat e tyre në mënyrë të drejtë, paqësore dhe ligjore, vazhdimisht ka komunikuar me ta dhe ka kërkuar nga ata që të kenë akses të lirë në ndërtesat komunale dhe të lejojnë kryetarët e komunave të hyjnë në vendet e tyre të punës, dhe për të mos shkelur të drejtat e tyre legjitime.

“Kërkesat ligjore të policëve janë shpërfillur, disa persona në turmën në Zveçan kanë shfaqur dhunë, kanë hedhur armë të forta dhe bomba të ndryshme ndaj policisë dhe veturave zyrtare”, thuhet në komunikatë.

Për të parandaluar rrezikun e menjëhershëm për jetën e policëve, njësitet kompetente policore në vetëmbrojtje u detyruan të reagojnë me mjete ligjore, përfshirë gaz lotsjellës, për të shpërndarë turmën dhe për t’i lejuar kryetarët e komunave të hyjnë në ambientet e komunës, në vendet e tyre të punës.

Në ato sulme lëndime të lehta kanë pësuar pesë policë, janë dëmtuar katër vetura zyrtare, njëra është djegur, janë dëmtuar disa vetura civile, përfshirë edhe vetura të gazetarëve, si dhe tri vetura të EULEX-it.

Hetimi i të shtënave në lokacione të ndryshme

Në njoftimin për media theksohet se në disa raste janë dëgjuar të shtëna në lokacione të ndryshme, për të cilat në bashkëpunim me organet e drejtësisë kanë nisur hetimet.

“Individë/grupe të caktuara kriminale, përveç sulmit ndaj zyrtarëve dhe automjeteve, tentuan të bllokojnë rrugë të ndryshme me zhavorr/gurë dhe mjete të rënda. Për të siguruar lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave, policia ka marrë masa për largimin e tyre dhe pastrimin e rrugëve, në bashkëpunim dhe koordinim me organet kompetente”, thuhet në njoftim.

Situata tashmë është qetësuar dhe policia do të vazhdojë të jetë e angazhuar për sigurimin pa dallim të të gjithë qytetarëve, ruajtjen e rendit dhe sigurisë, si dhe marrjen e masave policore për parandalimin e të gjitha veprave kriminale që mund të ndodhin në vendngjarje, përfundon deklarata. /tesheshi.com/

Related Posts

Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze
Sociale & Shoqëri

Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

05/07/2025
Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…
Diplomaci

Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

05/07/2025
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?
Bota & Rajoni

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Next Post
E rrallë: zbrazja e një rezervuari për celularin e një zyrtari

E rrallë: zbrazja e një rezervuari për celularin e një zyrtari

Ku mund të çojë gara e armatimeve Iran-Izrael?

Ku mund të çojë gara e armatimeve Iran-Izrael?

Tjetër sinjal rikthimi nga Basha…pa ndryshuar asgjë!

Tjetër sinjal rikthimi nga Basha…pa ndryshuar asgjë!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

05/07/2025
Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

05/07/2025
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni