Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Prishtina mund Beogradin në Strasburg

Këshilli i Evropës hap dyert për anëtarësimin e Kosovës

by te Sheshi
16/04/2024
in Diplomaci, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Prishtina mund Beogradin në Strasburg

Shumica e përfaqësuesve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në seancën plenare të 16 prillit në Strasburg e kanë përkrahur anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, kushtuar të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të demokracisë.

Raporti u përpilua nga deputetja greke Dora Bakojanis dhe drafti i tij u miratua nga Komisioni për Politikë dhe Demokraci i kësaj organizate në muajin mars.

Duke iu drejtuar asamblesë, Bakojanis theksoi se Kosova, “pavarësisht nga disa mangësi”, është një demokraci funksionale dhe i plotëson kushtet për pranim. Ajo tha se edhe avokatët kanë konfirmuar qëndrimin se Kosova i plotëson kushtet themelore për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Duke iu referuar formimit të Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe në Kosovë, ajo vlerësoi se është një çështje që është “në kompetencë të brendshme të Kosovës dhe nuk ka të bëjë me pranimin në Këshillin e Evropës”.

Për këtë arsye ajo tha se duhet ftuar Kosova që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

Ajo po ashtu tha se raporti i saj nuk përfshin çështjen e njohjes apo mosnjohjes së Kosovës dhe se nuk kërkohet që të merret me çështjen e shtetësisë.

Ajo tha se nëse do të ishte kështu, nuk do të pranonte të bënte një raport dhe do t’i përshtatej qëndrimit të shtetit të saj, Greqisë, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Si Bakojanis, ashtu edhe folësit e tjerë, duke përfshirë edhe ekspertë juridikë, përshëndetën vendimin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për tokën e manastirit të Deçanit. Gjithashtu u tha se çështja e shpronësimit do të monitorohet me kujdes në procesin e pas anëtarësimit.

Çfarë u tha gjatë diskutimit?

Shumica e përfaqësuesve që morën pjesë në debat e mbështetën anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Përfaqësuesi gjerman Frank Schwabe vlerësoi raportin dhe kërkoi anëtarësimin e Kosovës, ndërsa Zsolt Nemeth nga Hungaria, si përfaqësues i Partisë Konservatore Evropiane, tha se ishte kundër raportit të paraqitur.

Ai si një nga arsyet kryesore ka përmendur mosthemelimin e Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe. “Çështja e dytë është Serbia. Injorimi i interesave të Serbisë është destabilizues,” tha Nemeth.

Ndërkaq, përfaqësuesi i Rumanisë, i cili nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, Iulian Bulai, tha se e përkrah anëtarësimin e Kosovës dhe se pret që ky shtet t’i përmbushë obligimet që dalin nga anëtarësimi.

“Lufta jonë nuk është për shtetet, por për të drejtat e individëve. Ne mbrojmë të drejtat e individëve, jo të shteteve dhe grupeve etnike. Kosova është e gatshme dhe meriton të pranohet në Këshillin e Evropës, por duhet të sigurojë mbrojtje adekuate të komuniteti serb”, tha Bulai.

Piero Fassino nga Italia tha se të drejtat e pakicës serbe mund të mbrohen më mirë nëse Kosova është pjesë e Këshillit të Evropës dhe duke folur për Komunitetin e Komunave me shumicë serbe, ai tha se ka frikë se ky organ nuk do t’i ngjajë RS në Bosnje dhe Hercegovinë.

Edhe deputeti grek Alexis Tsirpas tha se mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Biljana Pantiç Pilja nga Serbia kritikoi raportin e paraqitur, duke thënë se nuk mund të anashkalohet çështja e themelimit të Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe.

“Nëse e lejoni atë të hyjë në Këshillin e Evropës pa krijuar Komunitetin, atëherë ai nuk do të krijohet kurrë,” tha ajo.

Deputetja malazeze Maja Vukiçeviç, deputete e Partisë Popullore Demokratike proruse, është shprehur kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Një ditë para votimit në Strasburg, pati konsultime të shumta për të parë se çfarë humori ishte. Ka pasur një takim të delegacioneve të partive politike, ndërsa delegacionet e Serbisë dhe Kosovës kanë bërë përpjekjet e tyre të fundit për të bindur përfaqësuesit që të votojnë për anën e tyre sa më shumë – në rastin e Kosovës, të miratojnë një opinion pozitiv për anëtarësim, dhe në rastin e Serbisë kundër.

Në finale, Kosova e kaloi suksesshëm këtë sprovë diplomatike, duke marrë shumicën e votave për anëtarësim, gjë që ka shkaktuar tërbim në Beograd. /teshesh.com/

Related Posts

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Next Post
Vendi afrikan që “po vdes” nga lufta civile

Vendi afrikan që “po vdes” nga lufta civile

Dita dhe viti kur Ramiz Alia pason Enver Hoxhën

Dita dhe viti kur Ramiz Alia pason Enver Hoxhën

Çakërdisjet politike ndaj SPAK-ut, vjen reagim amerikan

Çakërdisjet politike ndaj SPAK-ut, vjen reagim amerikan

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni