Independence Day, Festa Zyrtare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është kremtuar në Prishtinë, si një nga ditët më të rëndësishme nga aspekti ceremonial.
Në Bulevardin “Bill Clinton” në Prishtinë, Garda Ceremoniale e shtetit ka ngritur në revistë nderi, pra me ceremoni ushtarake flamurin “star and stripes” të SHBA-së.
Shoqata “Miqtë e Amerikës” si çdo vit edhe sot ka nisur serinë e aktiviteteve që shënojnë ditën e Pavarësisë së vendit që udhëhoqi çlirimin e Kosovës nga Serbia.
/tesheshi.com/