Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Prishtina denoncon Beogradin te amerikanët: Satelit i Moskës!

Blinken pret dyshen e pushtetit kosovar në Uashington

by te Sheshi
27/07/2022
in Diplomaci, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Prishtina denoncon Beogradin te amerikanët: Satelit i Moskës!

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, priti në Uashington Presidenten dhe Kryeministrin e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti.

Blinken theksoi partneritetin e përhershëm mes SHBA-së dhe Kosovës dhe falënderoi liderët për mbështetjen e tyre të fortë për Ukrainën dhe për pritjen bujare të qytetarëve të Afganistanit, sipas një deklarate nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price.

Ata diskutuan për rëndësinë e dialogut të udhëhequr nga BE-ja me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, i cili është i fokusuar në njohjen reciproke në rrugën drejt integrimeve euroatlantike, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit.

Njohje reciproke

Në një prononcim për media, pas takimit me Blinken, Osmani tha se takimi ka qenë “i shkëlqyeshëm” dhe se është konfirmuar edhe një herë se “Kosova nuk ka aleat më të madh dhe më të mirë se SHBA-të”.

Presidentja e Kosovës tha se është folur edhe për forcimin e subjektivitetit të Kosovës në planin ndërkombëtar, nevojën që Kosova të jetë anëtare e NATO-s, si dhe për “rolin konstruktiv të Kosovës në dialogun me Serbinë”.

 Osmani tha në këtë takim se janë diskutuar në detaje disa nga marrëveshjet e arritura në kuadër të këtij procesi, siç është ai energjetik, dhe shtoi se administrata amerikane e ka bërë të qartë se procesi i dialogut duhet të jetë i fokusuar në njohjen reciproke, “që është edhe konfirmohet sot gjatë këtij takimi”.

Roli i Rusisë në rajon

Sipas saj, një tjetër çështje e ngritur në takim është roli që Rusia luan në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor përmes “satelitit të saj të Serbisë”.

“Sekretari Blinken, si dhe Presidenti Biden, e dinë shumë mirë këtë histori të synimeve ruse në rajonin tonë dhe në asnjë moment nuk e largojnë vëmendjen e tyre nga ajo që na kanë konfirmuar sot, në mënyrë që të mund të punojmë së bashku për të ndalur këto tendenca destabilizuese. në rajonin tonë”, tha Osmani.

Kryeministri i Kosovës Kurti tha se takimi me Sekretarin e Shtetit amerikan ishte “shumë i përzemërt”. Ai tha se kanë kërkuar nga Blinken që të shtohen investimet amerikane në Kosovë, si dhe të rritet shkëmbimi tregtar mes dy vendeve.

“Theksuam raportet tona bilaterale shtetërore të shkëlqyeshme dhe mundësitë për avancimin e tyre sidomos në rrafshin ekonomik me më shumë investime dhe në atë tregtar me më shumë shkëmbime. Po ashtu diskutuam për demokratizimin e rajonit dhe fuqizimin e aleancave vlerore e politike për t’u ballafaquar me ndikimet dhe rreziqet nga të cilat kanoset Ballkani Perëndimor. Anëtarësimi i Kosovës në Programin e NATO-s për Partneritet për Paqe dhe ngritja e aftësive dhe kapaciteteve mbrojtëse e të sigurisë së Kosovës do t’i kontribuonte paqes së qëndrueshme dhe stabilitetit afatgjatë të mbarë rajonit.

Në takim konfirmuam që Republika e Kosovës është e përkushtuar për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme që në qendër ka njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se deri më tani jemi angazhuar në mënyrë konstruktive dhe kreative në procesin e dialogut”, shkroi Kurti. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Rusët kërcënuan Finlandën: Nëse e bëni këtë, do të përgjigjeni!

Rusët kërcënuan Finlandën: Nëse e bëni këtë, do të përgjigjeni!

Deri dje polic, sot i rrezikshëm

Deri dje polic, sot i rrezikshëm

Australi: a po zgjidhet misteri i “Somerton Man”?

Australi: a po zgjidhet misteri i “Somerton Man”?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni