Edi Paloka, nënkryetar i Kuvendit, reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale mbi aksionin për shembjen e 153 banesave në Shkozë.
Ai shkruan se edhe 4 vite më parë Rama e filloi punën me shkatërrime, burgosje e dhunë të gjithanshme.
“Edhe katër vite më parë kështu filloi mandati i Ramës, me shkatërrime. Vazhdoi me burgosje e dhunë të gjithanshme.
E pas kesaj Rama fitoi edhe më shumë deputetë e sot ka edhe tepsinë edhe timonin të gjitha për vete…
Vertetë “nuk kemi parë asgjë akoma”, shprehet Paloka./tesheshi.com/