Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Prindërit spanjollë në grevë: ngarkesa nga detyrat e shtëpisë, fëmijët nuk kanë kohë për familjen

by te Sheshi
02/11/2016
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Prindërit spanjollë në grevë: ngarkesa nga detyrat e shtëpisë, fëmijët nuk kanë kohë për familjen

Prindërit në Spanjë ndodhen përpara një dileme: nga njëra anë fëmijët e tyre që duhet të bëjnë detyrat e shkollës, nga ana tjetër, apeli për grevë ndaj detyrave të shtëpisë, sasia e të cilave konsiderohet e papranueshme.

Ngarkesa me detyra shtëpie tek fëmijët spanjollë ka qenë prej kohësh një plagë e hapur ndërsa prindërit argumentojnë se barra është shumë e madhe, e vendos presion të madh mbi nxënësit duke “ngrënë” edhe nga koha që ata duhet të shpenzojnë me familjen.

Sipas një studimi të vitit 2012 nga organizata për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim, 15-vjeçarët spanjollë kanë 6.5 orë detyra shtëpue në javë krahasuar me një mesatare prej 4.9 orësh në të 38 vendet e OECD-së.

Konfederata spanjolle e shoqatave të nënave e baballarëve të nxënësve ka vendosur se “mjaft është mjaft” dhe po apelon prindërit, fëmijët e të cilëve shkojnë në shkollat shtetërore spanjolle të bojkotojnë detyrat e fundjavës gjatë gjithë muajit nëntor.

“Kemi humbur paksa logjikën në këtë vend kur vjën puna për arsimin dhe kemi një sistem në të cilin koha e lirë e djemve dhe e vajzave është zhdukur”, thotë José Luis Pazos, presidenti i Ceapa-s.

“Shkollat po e kalojnë detyrën e tyre tek familjet gjë që nuk duhet të jetë kështu. Ata na kanë kthyer në mësues të dytë dhe u kanë lënë fëmijëve në fazat më të larta të shkollimi me deri 60 orë detyra shtëpie në javë. Nis me fëmijët që nga mosha trevjeçare apo gjashtëvjeçare që bëjnë gjysmë orë detyra shtëpie çdo ditë. Për ne, kjo është një situatë e papranueshme”.

Pazos thotë se Ceapa është në kundërshtim të plotë me nocionin se fëmijët duhet tëpërballojnë sasi të mëdha detyrash shtëpie me shpresën se kjo do t’u sigurojë atyre një të ardhme më të mirë.

“Ata duhet të jenë të lumtur kur janë të vegjël dhe të mësojnë se jeta nuk është vetëm dikush që ju thotë se duhet të vuani në mënyrë të pashpjegueshme”, thotë ai, duke shtuar: “Modeli ka nevojë për ndryshim, pasi shoqëria ka ndryshuar”.

Ceapa, e cila përfaqëson 12 mijë shoqata prindërish thotë se greva ka marrë mbështetje si nga prindërit ashtu edhe nga një pjesë e mësuesve.

Grupi do t’u japë prindërve në grevë tre letra që ata t’i dërgojnë së bashku me fëmijët në shkollë: një prej tyre kërkon nga drejtoria e shkollës të mos japë më detyra shtëpie për fundjavë, tjetra mban të njëjtën kërkesë për mësuesit, dhe e treta shpjegon se detyrat nuk janë bërë për shkak “të së drejtës kushtetuese që familjet kanë të bëjnë atë që konsiderojnë si vendimin më të mirë për jetën familjare, e cila është një çështje private dhe në të cilën shkolla nuk duhet të ndërhyjë”.

Prindërit në shkollën “Padre Coloma”, një institucion për arsimin parashkollor dhe fillor në lindje të Madridit, thanë se ndonjëherë gjetja e ballancës së duhur mes detyrave shkollore të shtëpisë dhe jetës familjare nuk është e lehtë. Asnjë prej tyre, sidoqoftë, nuk dukej shumë i vendosur sa i takon çështjes.

Patricia Ruiz thotë se djali i saj tetëvjeçar merr pesë detyra gjatë fundjavës që i kushton atij një orë e gjysmë – kohë e mjaftueshme që të shkaktojë probleme.

“E kaloj gjithë ditën duke u përpjekur që ta ul atë të bëjë detyrat e shtëpisë përndryshe do të ndëshkohet”, thotë ajo.

Ricky Pérez, punonjës sigurie thotë se ai mendon se shkolla u jep nxënësve sasinë e duhur të detyrave. “Eshtë një nivel normal detyrash, ata nuk po bëjnë detyra gjithë ditën”.

Beatriz Velásquez, që punon në pastrim, thotë se fëmijët tani janë shumë më të lehtësuar. “Kur shkoja unë në shkollë, ne kishin detyra shtëpie gjithë javën dhe në fundjavë, rreth 14 orë në javë”, thotë ajo.

“Fëmijët e mi e kanë më të lehtë tani pasi nuk kanë aq detyra sa kam pasur unë, apo më shumë nga sa kanë shkollat e tjera. Ata kanë kohë të luajnë, që është edhe gjëja më e rëndësishme. Ata kanë nevojë të studiojnë, por gjithashtu edhe kohë për të qenë fëmijë”.

Një zëdhënës i departamentit të Arsimit në Madrid tha se detyrat e shtëpisë janë çështje e veçantë e shkollave, sesa për qeveritë rajonale.

“Ato e dinë më mirë se çfarë nevojitet në secilin rast”, tha ai. “Eshtë çështje autonomie: mësuesit dinë më mirë nevojat e secilit nxënës dhe secilës klasë. Por ne apelojmë shkollat të përpiqen të sigurohen që mësues të ndryshëm apo departamentet të koordinohen në mënyrë që të mos japin shumë detyra shtëpie në të njëjtën kohë. Ne rekomandojmë gjithashtu që shkollat të shpjegojnë politikën e tyre të detyrave të shtëpisë tek prindërit kur ata regjistrojnë fëmijët në shkollë”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza
Kryesore

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

16/05/2025
Paradoksi i debatit në median shqiptare: analistë që “s’dinë” të shkruajnë(!)
Kritikë

Paradoksi i debatit në median shqiptare: analistë që “s’dinë” të shkruajnë(!)

16/05/2025
Fati i mistershëm i një statujë gruaje në Ballkan
Sociale & Shoqëri

Fati i mistershëm i një statujë gruaje në Ballkan

16/05/2025
Next Post
Efekti zgjedhje? “Jugohrom” në Tetovë mbyll furrat; ajër më i pastër, por shtim papunësie!

Efekti zgjedhje? “Jugohrom” në Tetovë mbyll furrat; ajër më i pastër, por shtim papunësie!

Qyteti meksikan që përzuri kriminelët, politikanët dhe policinë

Qyteti meksikan që përzuri kriminelët, politikanët dhe policinë

Champions League: i çuditshëm barazimi i Realit ndaj Legias së Varshavës në stadiumin pa tifozë

Champions League: i çuditshëm barazimi i Realit ndaj Legias së Varshavës në stadiumin pa tifozë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë

Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë

16/05/2025
Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana

Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana

16/05/2025
Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

16/05/2025
Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

16/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni