Princi i Wellsit, Charles, bashkë me dukeshën Cornwll, nis pasditen e së premtes një vizitë në Kosovë, ku të shtunën nis një seri takimesh. Fillimisht do të takohet me presidenten ende ne detyrë, Jahjaga, ku edhe do të bëjë homazhe në memorialin “Heroinat”.
Pastaj do të ketë një pritje nga ambasada Britanike në Kosovë; do ta vizitojë edhe KFOR-in; si dhe do të jetë i pranishëm në një konferencë ndërfetare.
Me vizitën në Kosovë, Charles dhe dukesha Cornwll përfundojnë turneun e tyre gjashtë ditor në shtetet e Ballkanit. /tesheshi.com/