Një prifti maltez ka provokuar kritika pasi është shfaqur në publik mes turmës hipur mbi Porsche Boxter, duke u tërhequr nga fëmijët e famullisë së tij të re.
Videoja amatore që u shfaq pak ditë më parë, tregon priftin John Sultan mbi makinë e njohur sportive e llojit kabriolet, se si tërhiqet nga rreth 50 fëmijë me litarë.
Nuk sqarohet ende se ç’e ka shtyrë “njeriun e Zotit” që të bëjë këtë shfaqje në publik, por regimet kritike kanë qenë të shumta, edhe nga radhët e politikës malteze.
Një deputete tha: “Një shfaqje me shije së keqe dhe një brengosje e madhe”.
Nga Kisha Malteze, kjo që ka ndodhur nuk është komentuar ende. /tesheshi.com/
https://youtu.be/amIqjwkBiAo