Në selinë e Kuvendit po zhvillohet procesi i prezantimit të 7 kandidaturave për Prokuror të Përgjithshëm të përkohshëm. 2 gra e 5 burra me profesion prokuror, po paraqiten një e nga një para Komisionit të Ligjeve, duke i bërë një rezyme karrierës së tyre dhe duke iu përgjigjur pyetjeve që u bëhet nga deputetët.
Por duhet thënë se përfasuesit e opozitës e kanë bojkotuar këtë proces pasi e konsiderojnë si anti-kushtetues. Të kundërtën e pretendon mazhoranca.
Në komentet e bëra nga kandidatët, veçon ajo e Arta Markut, prokurore në Shkodër, e cila është treguar paksa e ashpër me gjendjen aktuale të Prokurorisë së Përgjithshme.
“E shikoj Prokurorinë në kaos, Prokurorët janë të demotivuar, pasi emërimet apo shkarkimet nuk kanë lidhje me meritën e tyre. Ka vështirësi në implementimin e reformës në drejtësi. Ka shpërndarje të pabarabartë të ngarkesës në punë”, ka thënë Marku. /tesheshi.com/