Edhe pse në Kurbin ditën e zgjedhjeve është “luajtur vetëm në një portë”, pasi e djathta nuk ka patur kandidat, tashmë po ngrihen pretendime se aty ka patur manipulim votimi. Fitues doli Artur Bushi i ASHE-së, edhe në mungesë të rivalit të tij direkt, pas tërheqjes së Altin Bibës nga koaliconi i djathtë APPD, por ja që kjo nuk pranohet.
Deputeti i PD-së Mhill Fufi, në një konferencë për shtyp tha se nuk mund të pranohet zgjedhjet në Kurbin, pasi sipas tij, ato kanë qenë tërësisht të parregullta. Në tërë ZAZ-të dhe KZAZ-të numër 15 përfaqësuesit janë nga kualicioni i majtë, nën pretekstin e vendosjes nga Shoqëria Civile.
Për këtë qëllim është depozituar kallzim penal në prokurorinë e Kurbinit. Njëkohësisht i jemi drejtuar dhe ambasadës amerikanë në Tiranë si dhe disa përfaqësive të tjera diplomatike. Si rrjedhojë është tërësisht e papranueshme pranimi i kësaj farse zgjedhjesh”, ka deklaruar Fufi.
Drejtuesit e PD-së në Kurbin kanë deklaruar gjithashtu se një hap tjetër për rikthimin e proçesit zgjedhor janë dhe protestat masive të qytetarëve në Kurbin si akt demokratik dhe qytetar. /tesheshi.com/