Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Presidentja Osmani: Kosova si Krimea, nën sulm!

Reuters, intervistë dhe komente për pasngjarjet në veri

by te Sheshi
28/09/2023
in Intervista, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Presidentja Osmani: Kosova si Krimea, nën sulm!

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në një intervistë për Reuters akuzoi Serbinë dhe presidentin e saj Aleksandar Vuçicc se qëndronin pas të shtënave mes personave të armatosur ndaj Policisë së Kosovës fundjavën e kaluar.

Autoritetet e Kosovës thanë se forcat policore luftuan me 30 serbë të armatosur rëndë, të cilët sulmuan fshatin e qetë të Banjskës të dielën dhe u barrikaduan brenda një manastiri ortodoks. Të paktën tre sulmues dhe një polic u vranë, shkruan Reuters.

Përleshja shkaktoi shqetësime të reja ndërkombëtare për stabilitetin e situatës në Kosovë, e cila shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 pas kryengritjes dhe ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999, shkruan agjencia britanike.

“Kosova është nën sulm”, tha Osmani për Reuters të enjten.

“Ky grup i armatosur thjesht realizoi synimet dhe motivet e Serbisë si shtet dhe Vuçiccit si udhëheqës të saj”.

Modeli i Krimesë

Autoritetet serbe dhe Vuçicc i kanë mohuar akuzat për përfshirje dhe asnjëri nga grupet nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin ose nuk ka ofruar një shpjegim për motivet e sulmit.

Serbia, e cila nuk e ka njohur pavarësinë e ish-krahinës së saj, fajëson Kosovën për nxitjen e dhunës me sulme ndaj serbëve etnikë që jetojnë atje, gjë që autoritetet në Prishtinë e mohojnë.

Osmani thotë se Serbia ka ende pretendime territoriale ndaj Kosovës dhe është përpjekur të zbatojë “modelin e Krimesë” duke krijuar tensione në veri të Kosovës ku 50 mijë serbë vendas ende e shohin Beogradin si kryeqytet dhe refuzojnë administratën nga Prishtina.

“Dëshiroj t’i them presidentit Vuçicc që të mos ngatërrohet me Kosovën. Kosova do ta mbrojë lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin e saj me çdo kusht. Ata po mundohen të zbatojnë modelin e Krimesë në Republikën e Kosovës, por ne nuk do ta lejojmë këtë në asnjë rrethanë dhe do ta mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të Kosovës”, tha Osmani.

Reuters shkruan se Rusia pushtoi dhe aneksoi rajonin ukrainas të Krimesë në vitin 2014 dhe autoritetet e Kosovës kanë frikë se Serbia dëshiron të ndajë pjesën veriore të Kosovës për vete.

Autoritetet e Kosovës kanë publikuar, siç thonë ata, fakte që tregojnë se grupi është i trajnuar, i armatosur dhe ka marrë të gjithë mbështetjen e nevojshme nga Beogradi zyrtar dhe agjencitë e sigurisë.

Frika nga e ardhmja, sulme më të mëdha

Osmani thotë se sulme të ngjashme mund të përsëriten në një të ardhme të afërt dhe i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të bëjë gjithçka që mundet që Serbia të mos mbështesë grupe të tilla.

“Jam shumë e shqetësuar se sulme të tilla, qoftë edhe në përmasa më të mëdha, mund të ndodhin në të ardhmen nëse Serbia nuk dënohet, para së gjithash, për këtë akt të agresionit terrorist”, tha ajo.

Kosova dhe Serbia kanë më shumë se një dekadë duke zhvilluar negociata për normalizimin e marrëdhënieve dhe procesi po ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Në fillim të këtij viti, ata ranë dakord për një marrëveshje të propozuar nga BE-ja, por që prej atëherë nuk kanë arritur asnjë marrëveshje se si të zbatojnë marrëveshjen, sipas Reuters. Osmani beson se negociatat mes dy palëve nuk mund të vazhdojnë si më parë.

“Nuk mund të flasim më për si zakonisht. Ne ishim viktima të agresionit të Serbisë dhe të gjithë duhet ta trajtojnë atë në atë mënyrë, si dhe në marrëdhëniet e tyre me Serbinë tani e tutje”, tha ajo.

Reuters raporton se deri më tani tre persona janë akuzuar për pjesëmarrje në sulm.

Të dielën, policia shfaqi një arsenal armësh dhe municionesh që ata thonë se kanë konfiskuar, duke përfshirë pushkë sulmi të kohës së Ushtrisë Jugosllave, mitralozë, snajperë, mortaja, raketahedhës antitank, granata dore, mina dhe dronë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se policia ka gjetur armë në vlerë prej pesë milionë eurosh, të cilat “mjaftojnë për qindra luftëtarë”. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Milionat që pritet të marrë Shqipëria e jo vetëm nga Europa, sa?!

Milionat që pritet të marrë Shqipëria e jo vetëm nga Europa, sa?!

Një “kontratë historike” Gjermani-Izrael

Një “kontratë historike" Gjermani-Izrael

Efekti “Rama”? BE shpall si “terrorist” sulmin serb në Banjskë

Efekti “Rama”? BE shpall si “terrorist” sulmin serb në Banjskë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni