Presidentja, Atifete Jahjaga, ka bërë të ditur se shumë shpejt do të fillojë punën komisioni i pavarur me ekspertë ndërkombëtarë për ta analizuar procesin e çështjes së Demkarkacionit me Malin e Zi.
Kurse, për ‘Zajednicën’, Jahjaga tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është udhërrëfyes për qeverinë se si duhet të veprohet në raport me themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.
Këtë deklaratë Jahjaga e bëri sot gjatë një takimi që zhvilloi me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, me të cilin bisedoi rreth zhvillimeve aktuale në Kosovë. /tesheshi.com/