Presidenti Thaçi ka ndarë më publikun faktin që nëna e tij mbushi 82 vjeç, e që ndihet i lumturuar për këtë.
“Nëna sot mbushi 82 vjet. Për të gjithë ne, ajo ishte dhe mbetet shtyllë e familjes. Sakrifikoi shumë për ne dhe jam i lumtur që 82 vjetorin e saj po e festojmë së bashku në Burojë!”, shkruan Thaçi, duke ndarë kështu me publikun një përjetim nga sfera e jetës private.
Eshtë kjo një prirje e njerëzve me pushtet, të cilët me anë të rrjeteve sociale zgjedhin që të shkrihen me popullin virtualisht, duke ndarë me ta aspekte të jetës jozyrtare. /tesheshi.com/