Presidenti Hashim Thaçi, i ka dekretuar dy ligjet që ia vazhdojnë mandatin misionit të EULEX-it në Kosovë.
Në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, tashmë edhe janë publikuar këto ligje që ngjallën debat mjaft të madh, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, për mandatin e misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë.
Edhe Ligji nr. 05/L-102 për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi misionin për sundimin e ligjit në Kosovë, por edhe Ligji nr. 05/L-03 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që ndërlidhen me mandatin e EULEX-it mbajnë datën e publikimit 29 qershor. /tesheshi.com/