Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës sugjeroi që Kosova dhe Shqipëria të kenë një President të përbashkët. Kjo tingëllon si një projekt i Shqipërisë së Madhe. Ka ndonjë koment Komisioni për mundësinë e ndryshimit të kufijve në Ballkan?”.
Zëdhënësja e Mogherinit ka komentuar deklaratën e kryeministrit Rama mbi një “president mbarëkombëtar” që të vlejë për Shqipërinë e Kosovën bashkë. Sipas Catherine Ray, kjo është një ndërhyrje në politikën e vendit fqinj.
“Deklarata që mund të interpretohen si ndërhyrje politike në vendet fqinje nuk ndihmojnë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira mes fqinjëve. Bashkimi Europian pret që në të gjithë rajonin të vijojë ndërtimi i marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunuese mes vendeve, si dhe të intensifikohet puna me programet përkatëse të reformave, për të avancuar më tej në rrugën e integrimit europian”, deklaroi znj. Ray. /tesheshi.com/