Presidenti Pendarovski u nderua me ‘Çelësin e Qytetit’, dhuruar nga kryebashkiaku Veliaj.
“Vërtet kam nderin dhe kënaqësinë që mora ‘Çelësin e Qytetit’, sepse kurdo që të më sjellë rruga këndej nga ju, në Tiranë sidomos, do të kem vendin ku të fle një natë”, u shpreh kreu i shtetit maqedonoverior, i ndodhur në kryeqytetin shqiptar për Samitin e Paqes, por dhe i ftuar nga homologu Meta.
Kryebashkiaku Veliaj tha se ndihej vërtet mirë për këtë nderim që po i bënte një fqinji, e pikërisht në funksion të fqinjësisë.
“Jam shumë i lumtur që ai ndan bindjen tonë se fqinjët e mirë janë bashkë në ditë të mira, por edhe në ditë të vështira. Tirana është sot shtëpia edhe e shumë qytetarëve të Maqedonisë”, tha Veliaj, pasuar nga konsideratat e Pendarovksit: “Respekti ndaj diversiteteve prej të cilave është i formuar shteti dhe shoqëria jonë, janë parakusht themelor për një progres në shekullin e 21”. /tesheshi.com/