Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka nisur një vizitë disaditore në kryeqytetin europian, Bruksel ku do të zhvillojë takime të rëndësishme politike në selinë e BE-së dhe NATO-s.
Sipas një njoftimi për shtyp të Presidencës, Nishani gjatë kësaj vizite do të takohet me presidentin e KiE, Donald Tusk; presidentin e Parlamentit Europian, Martin Schulz; si dhe sekretarin e përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg.
Në takimet në fjalë, saktëson njoftimi, do të diskutohet për integrimin europian të Shqipërisë, si dhe për përgjegjësitë e vendit si anëtar i NATO-s, në përballjen me sfidat aktuale.
Mësohet se Nishani do të zhvillojë edhe një mëngjes pune të organizuar nga Instituti Transatlantik dhe presidenca holandeze e BE, si dhe një takim me komunitetin shqiptar në Belgjikë. /tesheshi.com/