Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar emërimin e nëntë gjyqtarëve të rinj në rrethe.
Presidenti ka dekretuar emërimin e Gentian Luigj Marku, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë, ndërsa Esmerilda Agim Habili, është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë.
Presidenti Nishani dekretoi dhe emërimin e Paulin Nazif Çera, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, ndërsa Armela Artur Hasantari, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Kreu i shtetit dekretoi dhe emërimin e Ina Lulëzim Hoxhaj, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec dhe Besmir Hito Stroka, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Nishani dekretoi emërimin e Matilda Sabah Fetau, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe Yrfet Hasan Shkreli, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Përmet.
Ndërkohë Nertila Haxhi Kape, u dekretua gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër. /tesheshi.com/