Shkon nga shkon, në stinë verore, për merkato do të flasësh, përsa i përket sportit. E merkatoja këtë sezon, ka emrin “Milan”.
Pronarët e rinj kinezë, kanë ardhur “me thes” me vete në Milano, e menjëherë kanë sjellë në klub, 7 lojtarë cilësorë. E ndërkohë që trajneri Montella, fërkon duart dhe bën gati skuadrën për turneun aziatik, ku do të testojë skuadrën me Bajernin e Mynihut dhe Borusian e Dordmundit, presidenti Yonghong Li, ka takuar skuadrën dhe ka folur shkurtimisht për mediat.
Ai është shprehur i vetëdijshëm se “thjesht” ka mbajtur premtimin për blerjen e lojtarëve cilësorë, por e ka mbyllur fjalimin me një deklaratë, që ka “mbushur” edhe më, zemrat e tifozëve kuq e zi: “Do t’ju suprizoj akoma”-u është drejtuar numri 1 i klubit, mbështetësve të skuadrës së Milanit.
Deklarata e dëshiruar, menjëherë “është përkthyer” në objektiva të reja për merkaton. E në fakt, Milan po bisedon me Bajernin e Mynihut për të huazuar 19-vjecarin Renato Sanches, ndërkohë që nuk ka reshturi që kontaktuari Torinon, për blerjen e sulmuesit Beloti.
Se cfarë do të ndodhë, këtë do ta vërtetojnë ditët që vijnë, por një gjë është fakt me “këta kinezët” e Milanit: Ata e bëjnë, pastaj e thonë. /tesheshi.com/