Nga 20 maqedonas, vetëm një shqiptari i është dhënë bursë për studime master jashtë vendit, në biznes dhe administrim publik. Ai është Agron Behxheti. Bursat u dhanë nga ana e presidentit Ivanov në një ceremoni të veçantë. Por kjo është parë si një diskriminim i rradhës që u bëhet shqiptarëve, që në këtë rast është komentuar që po i paraprin dhe vetë kreu i shtetit maqedonas.
Përzgjedhja e bursistëve është bërë nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, e cila me anë të një komisioni të posaçëm në pajtim me kriteret e vendosura do t’i mbulojë harxhimet për vitin akademik 2015/16 e që kapin shifrën 14.890 euro. Gjysma e mjeteve është siguruar edhe nga Qeveria kurse pjesa tjetër nga “Sity Kolege” në Selanik, i cili funksionon në kuadër të Universitet “Shefilld” të Mbretërisë së Bashkuar.
Presindeti Ivanov tha se këto bursa nuk janë rëndomta dhe se kandidatët me fitimin e tyre kanë një peshë të madhe mbi supe. /tesheshi.com/