Presidenti Meta ka dalë nga pozicioni i tij “larg” apo “mes” palëve, duke kërkuar, në mënyrë të tërthortë, lirimin e Sekretarit Organizativ të PD-së, Sahit Dollapi.
“Situata para Drejtorisë së Policisë është absurde. Sahit Dollapi duhet të shoqërohet për në spital për të marrë ndihmën e parë për lëndimet dhe jo të mbahet në polici”, është shprehu kreu i shtetit, në tretin reagim gjatë protestës së opozitës.
Te reagimi i dytë, ai kërkoi madje që “policia të vetëpërmbahej”.
“I bëj thirrje sërish të gjithë individëve që të distancohen nga aktet e dhunës dhe Policisë së Shtetit të ruajë qetësinë dhe të evitojë përdorimin e panevojshëm të dhunës ndaj protestuesve”, u shpreh Meta. /tesheshi.com/