Presidenti italian Sergio Matarella ka shpërndarë Parlamentin dhe caktuar 4 marsin si ditën e zgjedhjeve të reja parlamentare.
Në garë për të marrë qeverisjen e Italisë janë ish-Kryeministri Matteo Renzi dhe “Pesë Yjet” e komikut Beppe Grillo, e cila ka arritur të fitojë në qytetet kryesore italiane në zgjedhjet që u zhvilluan së fundmi.
Renzi e ka cilësuar armikun e vërtetë politik Grillon dhe Lega Nord, të cilat sipas tij po luajnë me politikën e frikës dhe urrejtjes së njerëzve ndaj emigrantëve.
Grillo, në zgjedhjet e 5 viteve më parë ishte një forcë e re dhe me mjaft shpresa për njerëzit, por në eksperiencën që ka pasur në bashkinë e Romës dhe disa qytete të tjera vërtetoi se edhe “Pesë Yjet” është një parti që molepset nga korrupsioni.
Sipas sondazheve të fundit, megjithatë asnjë parti nuk arrin të fitojë shumicën për të krijuar qeverinë. /tesheshi.com/