Një video që ka bërë xhiron e internetit në orët e fundit dhe është bërë virale tregon presidentin e Sudanit të Jugut, Salva Kiir Mayardit, duke urinuar në publik ndërsa inauguronte një projekt rrugor.
71-vjeçarit, i cili ka qenë president i vendit që nga pavarësia më 9 korrik 2011, i ndodhi kjo gjatë himnit kombëtar.
The president of #SouthSudan, Salva Kiir Mayardit, peed himself in public while opening a road project. pic.twitter.com/qDCmkhYBUm
— NEXTA (@nexta_tv) December 15, 2022
Fatkeqësisht për të, për shkak se ngjarja u transmetua drejtpërdrejt, nuk mund të bëhej asgjë për të korrigjuar situatën e sikletshme.
Mayardit besohet se vuan nga një infeksion i traktit urinar, i cili është i zakonshëm tek meshkujt e moshuar.
Videoja virale ka shkaktuar reagime të ndryshme në rrjetet sociale.
Disa përdorues akuzuan kameramanët se po bënin punë të pista duke shpifur presidentin e tyre, ndërsa të tjerë thanë se po bënin gjënë e duhur duke e ekspozuar presidentin si të paaftë nga pikëpamja mjekësore për të udhëhequr një vend. /tesheshi.com/