Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Presidenti Gauck refuzon rikandidimin: Merkel sërish në telashe

by te Sheshi
07/06/2016
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Presidenti Gauck refuzon rikandidimin: Merkel sërish në telashe

Presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck njoftoi se nuk do të kandidojë për një mandat të dytë në këtë detyrë, duke nxitur në këtë mënyrë një kërkim të ethshëm për pasardhësin e tij, dhe duke hapur praktikisht fushatën e zgjedhjeve të përgjithshme që mbahen vjeshtën e vitit të ardhshëm.

Ish-pastori 76-vjeçar nga Gjermania Lindore dhe aktivist i të drejtave të njeriut tha se po tërhiqej pavarësisht apeleve nga gjithë spektri politik që ai të qëndronte në detyrë. Por, Gauck ka nxjerrë si arsye moshën e thyer.

Vendimi i tij me gjasa do të krijojë vështirësi për kancelaren Merkel, e cila edhe pa këtë sfidë, ka pasur shumë beteja së fundmi. Tërheqja e presidentit do të thotë një garë ndërpartiake për pasardhësin që duhet zgjedhur më pak se gjashtë muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017.

“Ky vendim nuk ishte i lehtë për mua”, tha Gauck duke folur nga zyra e tij në Berlin. “Nuk dua të angazhohem për një periudhë tjetër prej pesë vjetësh kur nuk mund të garantoj nëse do të kem sasinë e nevojshme të energjisë dhe vitalitetin që kërkohet. Sesi e vlerëson secili moshën e vet është individuale, një çështje shumë personale. Kjo është mënyra sesi i jam përgjigjur unë”.

Ai tha se kishte qenë një nder i jashtëzakonshëm për të t’i shërbente Gjermanisë që nga viti 2012 si presidenti i 11-të i pasluftës, një rol ku më së shumti ceremonial dhe apolitik. Pasardhësi i tij nuk do të vendoset me votë direkte, por nga partitë politike së bashku me një kongres figurash të rëndësishme nga sporti, kultura dhe jeta publike.

Mund të ndodhë që ata të bien dakord për një kandidat të vetëm, por më shumë gjasa ka që partitë të nxjerrin kandidatë rivalë, sidomos në një kohë kur mungon uniteti për shkak të politikave të Merkelit për refugjatët, më së shumti e dukshme brenda koalicionit të saj të madh të kristiandemokratëve, socialdemokratëve bavarezë dhe socialdemokratëve.

Kandidatë të sugjeruar për detyrën deri më tani janë disa, ku përfshihet edhe ministri i Financave, nga vetë partia e Merkel,

Wolfgang Schäuble; ministri aktual i Jashtëm, Frank-Walter Steinmeier nga SPD-ja, që është një nga politikanët më popullorë të Gjermanisë, kreu i Bundestagut, Norbert Lammert (CDU), dhe kandidatja e vetme femër, Gerda Hasselfeldt e CSU.

Ndërkaq, pas vendimit të Gauck, politikanë dhe publiku ka vlerësuar presidentin. Ministri i Drejtësisë, Heiko Maas, tha se ai i ktheu dinjitetin kësaj detyrë për shkak të integritetit të lartë moral pasi e mori postin nga Christian Wulff që dha dorëheqjen pas akuzave se kishte pranuar favore nga biznesmenët kur ishte guvernator i shtetit të Saksonisë së Poshtme.

Gauck u bë person me ndikim në fund të regjimit gjermano-lindor në vitin 1989 si mbështetës i lëvizjes për të drejtat e njeriut. Pas rënies së murit të Berlinit, ai u zgjodh deputet në legjislaturën e fundit të Gjermanisë Lindore. Midis viteve 1991-2000 u ngarkua me mbikqyrjen e arkivave të stërmëdha të ish-policisë sekrete të Gjermanisë Lindore, Stasit.

Kur Gauck u bë president në vitin 2012, gazeta Die Zeit e cilësoi “triumfin e gjermano-lindorit perfekt” për shkak se politikanët me origjinë gjermano-lindore – Gauck e Merkel- mbanin dy postet më të larta të Gjermanisë së bashkuar.

Deri më tani, presidenti është fokusuar në përpjekjet për të ridefinuar rolin e Gjermanisë në botë, ku përfshihet kërkesa për një përgjegjshmëri më të madhe nga populli gjerman. Ai ka thënë se mënyra bujare me të cilën reaguan gjermanët ndaj krizës së refugjatëve ishte pjesë e reflektimit të një Gjermanie të re, ku ai ndjehej krenar të ishte pjesë e saj.

Përgatiti: Juli Prifti -/tesheshi.com/

Related Posts

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?
Bota & Rajoni

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Next Post
Gjykata e BE-së: emigrantët ilegalë nuk mund të burgosen

Gjykata e BE-së: emigrantët ilegalë nuk mund të burgosen

Lideri i opozitës maqedonase, Zaev në takim me “babën gjerman”:  Të formohet qeveri enkas për zgjedhje

Lideri i opozitës maqedonase, Zaev në takim me “babën gjerman”: Të formohet qeveri enkas për zgjedhje

Disa arsye të mira pse duhet të konsumoni shalqi

Disa arsye të mira pse duhet të konsumoni shalqi

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni