Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Presidenti falco i Ukrainës përpiqet të “xhirojë” New Jork Times: gazeta nuk bie në grackë

by te Sheshi
16/04/2016
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Presidenti falco i Ukrainës përpiqet të “xhirojë” New Jork Times: gazeta nuk bie në grackë

Një president që u rrëfen gazetarëve se ka me qindra milionë dollarë në llogari jashtë vendi, e që nuk dëshiron të paguajë taksat e vendit të tij, e që pranon se po i bën këto deklarata nën regjistrim: një fat i pabesueshëm, një scoop ndërkombëtar, unik në karrierën e një reporteri.

Në këto kohë të rrjedhjes së informacionit dhe dokumenteve gjithçka duket e mundur, i gjithë bordi editorial i “New Jork Times mblidhet në sallën e thirrje- konferencave për të dëgjuar Petro Poroshenkon ndërsa lëshon deklarata, që kur të publikohen, do të shkatërrojnë reputacionin e tij në atdhe dhe në pjesën tjetër të botës.

E gjitha mund të dëgjohet në një regjistrim të publikuar në Youtube – sa para ka jashtë vendit, zëri i Poroshenkos rrëfen me sinqeritet se ka rreth 500 milionë.

Pyetjes nëse dëshiron t’i kthejë në atdhe dhe të paguajë taksat për t’u dhënë të gjithëve një shembull transparence, presidenti i përgjigjet pa druajtje: “Jo, Ukraina nuk është një vend financiarisht i sigurtë dhe askush nuk dëshiron të mbajë para atje nuk i ka të sigurta.

I ngacmuar nga penat e “New Jork Times”, këmbëngul: “Unë paguaj taksa në ardhe si funksionat shtetëror, paguaj nga rroga ime si president, nuk kam asgje me vlerë, përveçse një Leksusi të vjetër në garazh. Fitimet si sipërmarrës nuk kanë të bëjnë, është një ndërmarrje private ku secili është i lirë të sillet se beson se është më mirë”.

Nuk është shumë e qartë se në cilën pikë të intervistës, “New Jork Times” nis të ketë dyshime. Por për të qenë brenda lojës, thërrasin personat që intervistuan në telefon “zotin president”. Në fakt, disa dyshime mund të kishin lindur që nga fillimi, kur në gazetë mbërriti një letër me stemën e presidencës së Kievit. Me një firmë të ndërlikuar të presidentit Poroshenko. Kreu i shtetit ukrainas protestonte me edukatë ndaj një editoriali të publikuar në të përditshmen amerikane disa ditë më parë, që akuzonte liderin ukrainas se nuk po luftonte korrupsionin siç kishte premtuar dy vjet më parë pas revolucionit në shesh.

Agjencitë e kishin plasur tashmë lajmin se Poroshenko kishte kërkuar të drejtën e komentit, duke e përcaktuar një lëvizje të re “në luftën hibride të rusëve” kundër Ukrainës, ndërsa më pas shfajësohej me “New Jork Times”: “E respektoj dhe e lexoj rregullisht këtë gazetë, nuk kisha për qëllim përfshirjen tuaj në fushatën kundër Ukrainës”. Gjithçka është në vend: një president i deklaruar filoamerikan kërkon të shlyejë gafën dhe kërkon një thirrje-konferencë me shefat e gazetës për të shpjeguar arsyet e tij.

Gjërat e çuditshme janë të shumta. Një intervistë e këtij lloji, zakonisht kalon përmes kanaleve diplomatike, ndërsa ambasada ukrainase nuk bëhet e gjallë. Adresa e postës elektronike të zyrës së shtypit të presidentit është në gmail, por edhe pse ish-republika sovjetike mund të jetë një komb në krizë, nuk mund të mendosh se është deri në këtë pikë. Në fund, në momentin e lidhjes telefonike zbulohet se Poroshenko flet në rusisht dhe se fjalët e tij përkthehen nga një përkthyes në anglisht, pavarësisht se dihet që lideri ukrainas flet një anglishte të kënaqshme dhe se nuk flet rusisht në pritjet zyrtare ashtu sikundër gjithë politikanët e tjerë të Kievit.

Firma në letër kalk është kopjuar nga ajo që ndodhet në Google. Por janë sidomos fjala “Poroshenko” që ka zgjuar dyshimet, aq sa në vend të botojë deklaratat e bujshme të tij, gazeta nis hetimet.

Roli  i Sergeit

Nga numri i telefonit që shfaqet në letrën e Poroshenkos së prezumuar, përgjigjet në rusisht – me theks moskovit, nënvizon e përditshmja – një farë Sergei që pohon se është funksionar i shërbimeve sekrete ukrainase i ngarkuar për të inskenuar intervistën falco për më pas të diskreditojë “New Jork Times”. Përse?, e pyet atë gazetari Carol Giacomo.

“Sepse Poroshenko ishte i zemëruar për editorialin dhe dëshironte ta diskreditonte”. Sergei misterioz këmbëngul se po pohon të vërtetën “pasi kishte qenë nën kërcënim” dhe se tashmë duhet të zhduket nga Kievi. Zyra e shtypit, ajo e vërteta, e Poroshenkos thotë se bëhet fjalë për një provokim të shërbimeve sekrete ruse si mënyrë për ta futur në telashe  presidentin ukrainas që tashmë është impenjuar prej një jave për t’iu përgjigjur zkuave të kritikëve të tij pasi kishte dalë i përfshirë në skandalin Panama Papers.

Ish-manjati i çokollatës

Në jetën përpara se të bëhej president i Ukrainës, Poroshenko ishte manjati i çokollatës, e pavarësisht premtimeve, duket se nuk është çliruar akoma nga perandoria e tij e ëmbëlsirave Roshen. Llogaritë offshore krijuar në Panama, me gjasa, duhet të shërbenin për transferimin e pasurisë, edhe pse nga dokumentet nuk rezultojnë transferime parash. Kjo e dhënë nuk e ka penguar Putinin të ironizojë publikisht mbi “oligarkët e mbetur në pushtet dhe presidentët që kanë para në Panama”. Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Kështu sfidohet Trump nga Putin
Bota & Rajoni

Kështu sfidohet Trump nga Putin

04/07/2025
Virus i rrallë por vdekjeprurës
Azia

Virus i rrallë por vdekjeprurës

04/07/2025
Next Post
Bilanc më tragjik nga tërmeti i dytë në Japoni, mijëra trupa në ndihmë

Bilanc më tragjik nga tërmeti i dytë në Japoni, mijëra trupa në ndihmë

Brexit-i: kryebashkiaku i Londrës e akuzon për hipokrizi presidentin amerikan

Brexit-i: kryebashkiaku i Londrës e akuzon për hipokrizi presidentin amerikan

10 fakte interesante nga përditshmëria që nuk i vëmë re

10 fakte interesante nga përditshmëria që nuk i vëmë re

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni