Një ditë pas kryeministri Rama saqroi deklarimin e tij mbi një president të përbashkët Shqipëri-Kosovë, sigurisht në një të ardhme, e për të cilën tha se ishte një ëndërr që u nxorr nga konteksti, edhe ambasada amerikane në Tiranë e rreshton veten tek tek kontekstnxjerrësit.
Përfaqësia e Uashingtonit në Tiranë ka reaguar së fundi duke e quajtur një “deklaratë zhgënjyese”.
“Ambasada e SHBA mbeti e zhgënjyer nga deklarata e Kryeministrit Rama mbi Shqipërinë dhe Kosovën me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Gjuha e shkujdesur që aludon për bashkim është e padobishme dhe dëmton marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet fqinje. Ne i bëjmë thirrje udhëheqësve që të jenë fqinjë të mirë dhe të lënë mënjanë gjuhën ndarëse të së shkuarës”, thuhet në një deklarim të ambasadës. /tesheshi.com/