Presidenti Bajram Begaj ka realizuar të dytën vizitë zyrtare si kreu i shtetit; pas Kosovës ishte në Vatikan. Aty, gjatë një takimi me Papa Franceskun, raportohet po nga ai se ç’i ka kërkuar kreut të botës katolike.
“Roli i Papës dhe i Selisë së Shenjtë është shumë i rëndësishëm për të shtuar vëmendjen e BE-së dhe të Perëndimit, jo vetëm për të ruajtur paqen në Rajonin e Ballkanit, por edhe për të siguruar të ardhmen evropiane të Ballkanit.
Në këtë pikëvështrim, sigurisht i kërkova Papa Françeskut që Vatikani të njohë Kosovën si shtet, pasi kjo njohje do të ndihmonte akoma më shumë përpjekjet për dialog Beograd-Prishtinë që po udhëhiqen sot nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan Begaj.
Një ditë më parë, presidenti shkroi dhe për ftesën që i ka bërë Françeskut për të vizituar Shqipërinë.
“Ftova Atin e Shenjtë për një vizitë në Shqipëri, duke e siguruar se do të mirëpritej gjithmonë krahëhapur nga populli shqiptar. /tesheshi.com/