Josep Maria Bartomeu jep siguri absolute për rinovimin e kontratës nga ylli argjentinas Leo Messi.
Presidenti i Barcelonës thotë se ka nënshkrimin e babait dhe se, ashtu siç tha Soler të shtunën e kaluar, tashmë mbetet vetëm akti i protokollit.
“Ka tri kontrata, një me Fondacionin Messi, i cili është nënshkruar me presidentin e Fondacionit dhe me vëllain e lojtarit.
Ka një kontratë me foto të Leo Messit, e nënshkruar nga babai i tij, i cili është administratori.
Kontrata e punës është nënshkruar nga babai i Leos, i cili ka kompetenca.
Tani mungon vetëm akti i protokollit “kur vjen Leo””, tha ai.
Kontrata, sipas Bartomeut, është audituar dhe ka hyrë në llogaritë e vitit të kaluar.
“Është audituar, sepse ka hyrë në llogaritë e sezonit të kaluar”, sqaroi ai. /tesheshi.com/