Obama ka folur për herë të parë që prej lajmërimit të premten rreth dislokimit të trupave amerikane në Siri. Në një intervistë ditën e shkuar për NBC Nightly News, ai ka deklaruar se forcat speciale amerikane dislokohen në Siri për të stërvitur rebelët, e jo për të luftuar në vijën e parë të frontit kundër ISIS-it.
“…Ne nuk po shkojmë për të luftuar siç bëmë në Irak, me batalione dhe pushtime. Kjo nuk e zgjidh problemin,” tha presidenti i SHBA-ve.
Pavarësisht vendimit për të dislokuar trupa të operacioneve speciale në terren, shpjegoi Obama, SHBA-të nuk po i vendosin ato në vijat e frontit në Siri për të luftuar ISIS-in.
“Ne kemi kryer operacione speciale tashmë, dhe kjo është në të vërtetë thjesht një zgjatim i asaj që po vazhdojmë të bëjmë,” shtoi ai gjatë intervistës.
Po ashtu dhe Shtëpia e Bardhë e pati bërë të qartë se trupat e dislokuara, në numër të vogël, do të ishin në një mision për të “stërvitur, këshilluar dhe ndihmuar”. /tesheshi.com/