Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Presidentët militantë këndej e andej kufirit: a po bën Thaçi fushatë elektorale?

by te Sheshi
28/05/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Presidentët militantë këndej e andej kufirit: a po bën Thaçi fushatë elektorale?

Nga Blendi Gashi

Ka një përkim të faktit që edhe Presidenti Thaçi ka dalë në terren gjatë këtyre ditëve të parafushatës zgjedhore në Kosovë. Dhe nuk do ishte aspak çudi nëse, me aq sa hapësira që i jep pozita e kreut të shtetit, në mënyrë të kamufluar dhe mjeshtërisht t’i japë një dorë ndihmese ish-partisë së vet, për t’i siguruar asaj pushtetin. Në politikën shqiptare kjo ndodh pa asnjë qeder. Çështja është se si. Fjala vjen në Shqipëri, Nishani nuk përkujdeset shumë për formën dhe mënyrën se si e përkrah për çdo rast partinë prej nga vjen; e ka bërë dhe e bën këtë me një zell militant. Po Thaçi në pjesën tjetër të shqiptarisë?

Ky i fundit sigurisht tashmë nuk po e drejton fushatën e PDK-së parti që e udhëhoqi për 17 vjet, por edhe si president po vazhdon turneun e tij nëpër shkolla ashtu siç bënte edhe në kohën kur mbante pozitën e kryeministrit dhe ku gjatë fushatave zgjedhore u premtonte ngritje të pagave dhe u kërkonte votën për partinë e tij.

Më datë 26 maj, ai ka vizituar diku tetë shkolla të komunës së Skënderajt, në mesin e tyre edhe atë në fshatin e tij të lindjes në Burojë, me ç’rast ka takuar nxënësit dhe mësimdhënësit.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i shtetit kosovar këto vizita i ka arsyetuar me faktin se çdo vit bashkëbisedon me mësimdhënës dhe nxënës në përfundim të vitit shkollor, duke thënë se këto janë takime të përvitshme të tij.

Por për LDK-në nuk është kështu. Sipas partisë së Isa Mustafës, njeriut që tashmë ka arsye ta urrejë në kulm ish-aleatin që e bëri president, por që partia e tij e rrëzoi nga qeveria, nisja e turneut të Thaçit nuk është aspak i rastësishëm dhe kjo bëhet në përpjekje për t’i dalë në ndihmë fushatës së koalicionit PDK-AAK-NISMA, për krijimin e të cilit, sipas kësaj parite, një rol të rëndësishëm ka luajtur vet presidenti aktual.

LDK më tej akuzon Thaçin se po përpiqet që të ndryshojë vullnetin e qytetarëve, duke e parë humbjen e sigurt të koalicionit në fjalë,.

Më shumë sesa për fushatën e tij mbështetëse ndaj koalicionit të mesnatës, sipas LDK-së, mësimdhënësit kanë nevojë të përqendrohen në përmbylljen me sukses të vitit shkollor.

“Praktikat e mëhershme të trajtimit të padinjitetshëm të mësimdhënësve nëpër fushata zgjedhore, sikur rasti në balotazhin për kryetar të Komunës së Drenasit, të aplikuara nga Thaçi, kanë dëmtuar reputacionin e institucionit të Presidentit të Republikës”, thotë LDK përmes një reagimi, derisa i bën thirrje presidentit të heqë dorë nga turneu i tij, siç thonë, parazgjedhor nëpër shkolla, në mënyrë që të mos e degradoi institucionin që drejton.

“Këtë kërkesë e bëjmë për të evituar shkeljen kushtetuese, të cilën do të ishim të detyruar ta adresonim”, thotë LDK.

Akuzave të LDK-së se po bën fushatë, presidenti Thaçi iu është përgjigjur në një intervistë për televizionin “Klan Kosova”, duke e mohuar kategorikisht një gjë të tillë.

“Në momentin që jam zgjedhur president për mua ka përfunduar çdo autoritet sa u përket partive politike në Kosovë. Kontaktet e mia nuk janë fushatë aspak. Por, tani unë kam përgjegjësitë e mia, stilin tim të punës në kuadër të kornizave kushtetuese. Nuk dëshiroj të komentoj opinionet e partive politike, por mendoj se ata duhet të jenë mirënjohës pasi i kontaktoj të gjithë, të gjitha kategoritë, të cilat s’i takojnë asnjë partie, por si president e kam për obligim t’i thërras njerëzit të dalin të votojnë”, ka deklaruar Thaçi.

Mbetet të shihet nëse LDK do i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me pretendimin se presidenti Thaçi vazhdon vizitat në shkolla edhe gjatë fushatës zgjedhore, përkundër thirrjes së tyre të mos e bëjë një gjë të tillës. /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Next Post
BESA refuzon qeverinë e Zaevit, Kim Mehmeti: ia mbërritën shqiptarët që nuk shiten!

BESA refuzon qeverinë e Zaevit, Kim Mehmeti: ia mbërritën shqiptarët që nuk shiten!

Rama, “fundjavë ndryshe” në fjalimin javor: jo në zyrë dhe jo me kostum e kollare

Rama, "fundjavë ndryshe" në fjalimin javor: jo në zyrë dhe jo me kostum e kollare

Pas Trump dhe Brexit, Merkel: Europa nuk mund të mbështetet më tek aleatët

Pas Trump dhe Brexit, Merkel: Europa nuk mund të mbështetet më tek aleatët

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni