Presidenti Nishani, nisi vizitën në Luginën e Preshevës, ku fillimisht u ndal në Bujanoc. Aty u prit nga mijra shqiptarë vendas, të cilët i gëzohen ardhjes së çdo shtetari nga Shqipëria për vetë rrethanat dhe kushtet nacionale në të cilat ndodhen.
Aty kreu i shtetit shqiptar u takua dhe bisedoi me kryetarin e komunës, Shaip Kamberi, ku u fol mbi situatën aktuale politike dhe ekonomike atje, si dhe respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë.
I pranishëm në takim ishin dhe kryetari i KKSH-së, Jonuz Musliu; kryetar i Kuvendit te Bujanocit, Fatmir Hasani; si dhe Zoran Stankoviç, kryetar i Këshillit Koordinues për Jugun e Serbisë.
Sipas agjencisë Presheva Jonë, vizita e presidentit Nishani po ndiqet nga dhjetra gazetarë shqiptarë, serbe, por dhe te mediave botërore. /tesheshi.com/