Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Prerja e pyjeve: rasti kur Kosova më mirë mos ishte Shqipëri..as Serbi sigurisht

by te Sheshi
03/05/2016
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 3 mins read
A A
Prerja e pyjeve: rasti kur Kosova më mirë mos ishte Shqipëri..as Serbi sigurisht

Edhe tek pyjet, Kosova nuk po mbetet pas Shqipërisë. Dhe, siç thuhet se çdo e keqe e ka dhe një të mirë, në këtë rast, kur  sheh se dhe në Kosovë sëpata po bën kërdinë, ngushëllim është afirmimi i faktit se Kosova është vërtet Shqipëri, aq më tepër kur është fjala për Veriun.

IMG_9236

Pak cinike kjo, por e pashmangshme në përpjekjen për ta kuptuar se ç’po ndodh dhe në pyjet e Kosovës.

Si e dëshmi e kësaj është shkatërrimi dhe prerja e pyjeve në rajonin e Shalës së Bajgores. Kudo nëpër këtë zonë turistike-malore shihen drunj qindravjeçar që janë prerë e shkatërruar nga dora e njeriu, ndërsa institucionet komunale të Vushtrrisë, Mitrovicës, Zveçanit e Leposaviqit, heshtin.

IMG_9255

Sharrat e sopatat janë përditshmëri në këtë rajon të njohur për pyjet masive, ku druprerësit bëjnë punën e tyre të pa u trazuar nga askush, e që dëmet e shkaktuara po janë katastrofale.

Zyrtarët përgjegjës ankohen se nuk kanë numër të mjaftueshëm të rojeve të pyjeve, ndërkohë që drutë e  e prera shiten shumë afër godinave të komunave përkatëse.

“Të lutem shumë mos më fotografo”,  thotë një prerës ilegal i pyjeve në rajonin e Shalës së Bajgores.

“Unë kam familje, jam i pa punë dhe nuk kam kah t’ia mbaj. Shitja e druve për ngrohje është burimi i vetëm i jetesës për mua dhe familjen time”, thotë një burrë më sëpatë në krah nga fshati Rashan i Mitrovicës.

IMG_9258

“Shteti, qeveritarët, janë lëshuar mbas hajnie dhe kanë harruar në tërësi popullatën. Kam 5 fëmijë, 4 prej tyre janë në shkollë. Ata dikush duhet t’i mbajë dhe unë kështu jetoj, duke shitur dru për djegie në Mitrovicë ose në afërsi të burgut të Smrekonicës. Po të kisha një punë, po të kisha të siguruar ekzistencën familjare, unë nuk do të merresha me prerjen dhe shitjen e druve, sepse kjo është punë shumë e vështirë dhe e rëndë”, shton ai më tej duke u lutur që mos ja bëjmë publike identitetin.

Ndërsa dikush tjetër, Bashkim Uka nga fshati Bajgore, denoncon po me të njëjtën logjikë:

“Është e vërtet se pyjet po priten pa asnjë kriter dhe kanë mbetur në mëshirë të prerëseve, pra të sharrave dhe sopatave, por këtu nuk është faji i atyre që presin, është faji i atyre që janë duke ndenjur në karrigen e pushtetit, vjedhin dhe nuk kujdesen fare për mirëqenie të popullatës. Njerëzit duhet të vdesin urie e të mos e presin malin, a pushtetarët të shëtisin me xhipa e të vjedhin sa të duan. Pra këtu është problemi, se mali prehet nga bashkëvendësit e mi për kafshatën e gojës. Ata nuk janë duke menduar për pasoja nga prerja  pyjeve, ata po mendojnë për kafshatën e gojës, ndërsa për pasoja le të mendojë udhëheqësit e le të zgjidhin këtë problem shumë të rënda duke i punësuar njerëzit”, ka thënë Uka.

Në anën tjetër, Irfan Peci, zyrtar i lartë për çështje ambjentale në komunën e Mitrovicës, ka informuar se në afro mbi 8 mijë hektarë me pyje, janë vetëm vetëm 7 rojtarë të pyllit, pra që është shumë pak sipas tij.

“E dimë që ka prerje e dëmtime të shumta të pyjeve e sidomos në rajonin e Shalës së Bajgores, por Drejtoria për Ambient dhe Pyje, është duke bërë një planë veprimi për ndalim e prerjes ilegale. Së shpejti do të fillojmë një aksion në bashkëpunim me strukturat policore ku prerësit e pyjeve do të ndëshkohen. Po ashtu, do të bëjmë edhe një fushatë për t’i njoftuar banorët e zonave malore e të tjerët, me pasojat ligjore që do të kenë prerësit ilegalë që do të kapen nga rojtarët e pyjeve, nga policia dhe inspektorët e tjerë komunal”,  ka sqaruar Peci.

Pas prerjeve të shumta të pyjeve, vihet re prej vitesh dhe pakësimi i ujërave të lumenjve, tharja e burimeve dhe ndryshime klimatike e mikroklimatike. Ndërkohë që dhe në qytete, ka një shtim të dukshëm të pluhurit dhe i dioksidit te karbonit, pikërisht nga prerja e mushkërive të qyteteve, sidomso në Mitrovicë, nga prerjet e shumta në pyjet e Shalës së Bajgores. /tesheshi.com/

Related Posts

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer
Sociale & Shoqëri

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Next Post
BE-ja i tërheq vëmendjen Egjiptit për shkeljen e të drejtave të qytetarëve

BE-ja i tërheq vëmendjen Egjiptit për shkeljen e të drejtave të qytetarëve

Arsyeja pse deti është i kripur

Arsyeja pse deti është i kripur

Londra kërkon kryebashkiakun e parë musliman; por fushata kundër tij po bëhet e shëmtuar

Londra kërkon kryebashkiakun e parë musliman; por fushata kundër tij po bëhet e shëmtuar

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni