Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Premtimi për komuna të reja në Kosovë: Ramushi po e ndjek shembullin e Thaçit

by te Sheshi
16/05/2018
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Premtimi për komuna të reja në Kosovë: Ramushi po e ndjek shembullin e Thaçit

Nga Blendi Gashi

Ramush Haradinaj si opozitar ishte jo pak kritik pothuajse ndaj çdo vendimi që merrte Thaçi si kryeministër, por edhe për premtimet që i bënte gjatë fushatave zgjedhore.

Thaçi u kritikua më së shumti nga opozita e shoqëria civile për themelimin e komunave të reja, që në realitet ndodhi të jetë një mashtrim.

Përkundër kësaj, një rrugë të tillë së fundmi ka nisur ta ndjek edhe Haradinaj i cili në shënimin e Ditës së Goranëve në fshatin Brod të Dragashit më 9 maj të këtij viti, banorëve të këtij lokaliteti ju premtoi krijimin e një komune për ta.

“Krijimi i një komune të re, asaj të Gorës nuk është humbje për shqiptarët kudo që janë as në Opojë, as në Prizren apo diku, përkundrazi u mundëson këtyre njerëzve të jetojnë dhe t’i kenë mundësitë për jetë dhe jam përkrahës i një komune në Gorë që jeta të zhvillohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Kemi biseduar për mënyrën e jetesës për temat se çka mund të bëjë qeveria nacionale. Kjo është iniciativë e deputetit të nderuar Adem Hoxha, që është deputet goran në parlamentin e Kosovës dhe kam ardhur këtu me propozimin e deputetit që të informohem për gjendjen dhe proceset këtu” tha Haradinaj.

Ramushi po mashtron si Hashimi…

Por ky premtim i Haradinajt nga opozitarët po shihet i njejtë me të Thaçit.

Avdullah Hoti, kryetar i grupit parlamentar të LDK-së, në një konferencë për media premtimin e Haraidnajt e quajti mashtrim për komunitetin goran.

“Kryeministri po e mashtron komunitetin goran për themelimin e një komune për ta, pa u konsultuar me komunitetin boshnjak atje dhe me shumicën shqiptare në komunen e Dragashit”, tha Hoti.

Ish zv.ministri i Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetlit Lokal (MAPL), Bajram Gecaj i cili ka pritur disa herë në zyrën e tij përfaqësues të fshatrave që kishin marrë premtime nga Thaçi se do bëheshin komuna (si përfaqësues të fshatit Kijevë të Malishevës), premtimin e Haradinajt e sheh një lloj pazari, ndërsa thotë se për komunat e reja duhet të vendos Kuvendi e jo të vendoset për arsye politike e elektorale.

“Kryeministri Haradinaj kishte shprehur vullnetin e tij përkrahës për themelimin e një komune të re të Gorës, dhe këtë pa asnjë analizë paraprake profesionale. Është gjithashtu evidente se Lista Serbe kishte kërkuar në vazhdimësi themelimin e dy komunave të reja, Gorës dhe Prilluzhës. Koincidencë apo jo, më 21 mars të po këtij viti, deputeti goran Adem Hoxha kishte ndarë për herë të parë votën e tij nga ajo e Listës Serbe, duke votuar pro ligjit mbi shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, votë kjo pa të cilën nuk do të mund kalonte ky ligj. Nëse këto ngjarje vështrohen dhe analizohen me vëmendje, lidhja në mes tyre bëhet pashmangshmërisht e vetëkuptueshme. Vullneti për komunën e re rezulton, pra, të jetë kryekëput me qëllim dhe për ‘pazare’ politike!”, thotë Gecaj për tesheshi.com.

Ai më tej tregon se përveç Gorës e Prilluzhës, në MAPL janë të dorëzuara edhe 18 kërkesa tjera të komuniteteve të ndryshme të cilat kërkojnë themelimin e komunave të reja në vendbanimet e tyre.

“Tani, dilema, shumë lehtë e zgjidhshme, është nëse do të duhej të zgjerojmë pushtetin lokal në 58 komuna, apo të presim rezultatin e një analize profesionale dhe bashkëkohore, e cila do të na orientonte drejt shteteve të avancuara demokratike evropiane dhe standardeve të tyre për vetëqeverisjen lokale. Unë tani nuk do të diskutoj fare për nevojën ose jo të themelimit të komunës së re të Gorës, pasi që kjo do të duhej lënë proceseve të rregullta procedurale e legjislative, dhe tërësisht në duart e eksperteve e të një analize profesionale. Ajo çfarë dua dhe synoj tani konsiston në nënvizimin se Kosova nuk guxon të vazhdojë me themelimin e komunave as për arsyet politike e elektorale të Hashim Thaçit e as për nevojën e mbijetesës dëshpëruese të qeverisë së Ramush Haradinajt. Nëse Gora do të jetë komunë ose jo duhet të vendoset nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, dhe atë vetëm pas përfundimit të projektit profesional e gjithëpërfshirës të fizibilitetit. Nuk duhet, nuk kemi të drejtë dhe nuk guxojmë të lejojmë krijimin e komunave të reja për teket dhe për mbijetesën e asnjërës qeveri. Nuk mund të vazhdojmë të ‘ushqejmë’ qeverinë Haradinaj në dëm të Kosovës”, thotë Gecaj.

Portali tesheshi.com ka kontaktuar edhe me deputetin goran Adem Hoxha për të marrë një përgjigje nëse beson se Haradinaj do ta mbajë premtimin për komunën e Gorës, por ai ka ndërprerë linjen telefonike sapo i është bërë pyetja. /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Next Post
Turqia detyron ambasadorin izraelit të heq këpucët në aeroport, mediat e Tel Avivit: po na poshtërojnë  (video)

Turqia detyron ambasadorin izraelit të heq këpucët në aeroport, mediat e Tel Avivit: po na poshtërojnë (video)

70-vjetori i Izraelit në Kosovë, jehonë në mediat e Tel Avivit: nuk është Jerusalemi por Prishtina

70-vjetori i Izraelit në Kosovë, jehonë në mediat e Tel Avivit: nuk është Jerusalemi por Prishtina

Paraqitet rasti i parë me ethe hemorragjike në Kosovë, s’është nga Malisheva por nga Gjilani

Paraqitet rasti i parë me ethe hemorragjike në Kosovë, s’është nga Malisheva por nga Gjilani

TË FUNDIT

  • Të fundit
Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

05/07/2025
Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

05/07/2025
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni