Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Premiera e filmit mes krizës së refugjatëve: Hitlerit do t’i jepej shansi edhe në Gjermaninë e sotme

by te Sheshi
09/10/2015
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Premiera e filmit mes krizës së refugjatëve: Hitlerit do t’i jepej shansi edhe në Gjermaninë e sotme

Ndërsa ecte përmes Brandenburg Gate, me një pamje pak të habitur dhe të murrët, me dhjetëra turistë me shkopinjtë e selfie-ve dhe kamera në duar, e kthyen të gjithë vëmendjen drejt tij.

Papritur, Adolf Hitleri ishte rrethuar nga të gjithë të pranishmit, nga adoleshentë gjermanë deri tek pushuesit japonezë. Por, truprojat që e shoqëronin nuk kishin pse të shqetësoheshin, pasi disa njerëz i hodhën duart në qafë për të bërë fotografi, ndërsa të tjerë kishin dëshirë edhe ta puthnin në faqe.

“Ishte e pabesueshme. Dikush më tha se më donte, dhe më kërkoi ta puthja. Papritur unë isha atraksioni i ditës, si një popstar”, thotë Oliver Masucci, aktori më i fundit që luan Hitlerin për ekranin e madh, në një përshtatje për kinemanë të satirës bestseller të autorit Timur Vermes, një vepër e vitit 2012, e që vjen si film nën të njëjtin titull “Er ist Wieder Da” (Shih kush është kthyer).

hitleri aktor 1

“Njerëzit më rrethuan nga të gjitha anët. Dikush tha se më donte, dikush tjetër, që më pëlqeu me shumë, nisi të më godiste. Ishte edhe një grua me ngjyrë të cilën e tremba aq shumë”, thotë Masucci, duke treguar për filmimin e një nga skenave të para të filmit, vjeshtën e kaluar.

Filmi ka dalë në kinematë gjermane këto ditë, e ofron një shkëputje të madhe nga filmat e mëparshëm që janë përqëndruar tek Hitleri, duke nisur nga ai me Charlie Chaplin i vitit 1940, “Diktatori i madh” e deri tek më i fundit i vitit 2004.

Filmi reflekton reagimin e gjermanëve të ditëve të sotme ndaj Hitlerit, ose më saktë ndaj një personazhi që mban mjekrën dhe ka një ngjashmëri dalluese me figurën që dikur terrorizoi Europën.

“Ideja jonë ishte të ngrinim pyetjen nëse ai do të kishte një shans në ditët e sotme”, thotë regjisori i filmit, David Wnendt në një intervistë për gazetën “The Guardian”.

“Shih kush qënka kthyer” imagjinon sikur, 70 vjet më pas, Hitleri zgjohet nga koma në afërsi të ish-bunkerit të tij, tashmë një zonë rezidenciale në Berlin për ta gjetur veten në të tashmen, në Gjermaninë në paqe, me Angela Merkelin në krye dhe me një shoqëri multikulturore të cilën ai nuk e njeh më.

hitleri aktor 3

Hitlerin e marrin si një aktor të kalibrit më të lartë, që pas peripecive e gjen veten duke bërë karrierë në televizion, të cilin e përdor për t’i hyrë politikës.

“Ideja jonë ishte të zbulonim sesi njerëzit do të reagonin ndaj Hitlerit sot, dhe ndaj ideve të tij, duke bërë pyetjen nëse ai do të kishte shans të bënte ato që bëri në ditët e sotme”, thotë regjisori. Përfundimi që ai nxjerr: “fatkeqësisht, po”.

Ai shton se qëllimi i filmit është t’i bëjë njerëzit të qeshin. “Gjermanët duhet të jenë në gjendje të qeshin me Hitlerin, më shumë sesa ta shohin atë si një monstër, pasi kjo gjë do të lehtësonte përgjegjësinë që ata ndjejnë për veprimet e tij dhe do të tërhiqte vëmendjen nga faji për Holokaustin”.

“Por, duhet të jetë ajo lloj e qeshure që të ngec në fyt, dhe që të bën ta ndjesh veten të turpëruar menjëherë sapo kupton se po qesh”, shton ai.

Regjisori Wnendt rrëfen se ka udhëtuar nëpër Gjermani me aktorin e tij Masucci si Hitleri, e kudo që nga ishulli Sylt në detin e Veriut, zona pushimi për gjermanët e pasur e deri në qytetet e vogla bavareze ku Masucci pozoi edhe si piktor në një përafrim me përpjekjet e dështuara të personazhit që përfaqësonte në karrierën artistike, pra kudo në këto vende, artistët vunë re “një ndjesi pakënaqësie të thellë në popullsi, ku njerëz të cdo statusi demonstruan se janë kundër të huajve dhe se kanë frikë islamizimin”.

Shfaqja e filmit në një kohë kur vendi është i mbërthyer në një debat të ashpër për arritjen masive të refugjatëve, shërben si një mundësi për gjermanët, apo si një “kërcënim” për t`u vetëdijësuar.

Në film përfshihen edhe demonstrimet e lëvizjes Pegida ku duken pllakata kundër të huajve, sikundër edhe sulmet më të fundi zjarrvënëse ndaj strehave të azilkërkuesve.

hitleri aktor

Disa komentatorë kanë nënvizuar se pasqyra e errët me të cilën përballet shoqëria gjermane, është në kontrast të konsiderueshëm me imazhet më të fundit që vijnë nga Gjermania, me qytetarët që mikpresin refugjatët në stacionin e Mynihut apo në qytete të tjera gjermane.

“Nuk e mohojmë se edhe kjo anë ekziston”, thotë Wnendt. “Por, nuk mund të injorojmë faktin se takuam shumë gjermanë që ishin pothuajse gati të pajtoheshin me të kaluarën dhe ta shihnin Hitlerin si një figurë atërore”. E përjavshmja gjermane, Die Zeit nxjerr edhe një përfundim shqetësues se 70 vjet më pas, Hitleri mbart ende joshje për gjermanët. “Publiku gjerman në këtë film e shoqëron Hitlerin si dikush që dominon skenën, ai përfaqëson një histori që ka mbetur e papërfunduar”, shkruan gazeta.

Filmi, gjithashtu, trajton edhe rritjen e kërcënimit të së djathtës ekstreme në Europë, ku përfshihen pjesë nga fjalimet e Marinë Le Pen në Francë dhe holandezit, Geert Wilders, apo edhe demostrata të partisë antieuropiane britanike, Ukip.

“Ne duam të nënvizojmë se rreziku i rilindjes së asaj kohe, është ende shumë i gjallë”, përfundon regjizori Wnendt.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina
Analizë

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Pendesa e Elon Musk
Amerika

Pendesa e Elon Musk

02/07/2025
Next Post
Kualifikimet “Francë 2016”: Irlanda i komplikon punët Gjermanisë, kualifikohet Portugalia

Kualifikimet “Francë 2016”: Irlanda i komplikon punët Gjermanisë, kualifikohet Portugalia

FOTO/Tempulli i përbërë nga 33 mijë statuja të ngjyrosura

FOTO/Tempulli i përbërë nga 33 mijë statuja të ngjyrosura

Çfarë organizimi të mirëfilltë europian, dhe sërish quhemi vrasës?!

Çfarë organizimi të mirëfilltë europian, dhe sërish quhemi vrasës?!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

02/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni